Meta: Çehrja e kryerilindasit tregon rezultatin dramatik që do marrë në 14 maj

Meta: Çehrja e kryerilindasit tregon rezultatin dramatik që do marrë në 14 maj

18:48, 28/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në një takim elektoral me qytetarët në Paskuqan të Kamzës së bashku me kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë për këtë bashki, Arjan Hoxha.

Sipas tij mjafton të shohësh “çehren e kryerilindasit” për të kuptuar sa dramatik do jetë rezultati i 14 majit për të, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se në 61 bashkitë e vendit janë vendosur 61 kukulla si kandidatë për 14 majin.

“Duhet të krijojmë kushtet që të rinjtë të mos largohen nga familjet e tyre. Edhe 2 javë na ndajnë nga fitorja e jashtëzakonshme e 14 majit. Para pak ditësh ishim në jug dhe kishte një atmosferë të jashtëzakonshme. Është vërtetë një gjeografi fantastike e fitores tonë dhe mjafton të shohësh çehren e kryerilindasit për të kuptuar sa dramatik do jetë rezultati i 14 majit për të. I keni parë posterat e tij, në cilën bashki kandidon ky njeri? Çfarë pune ka kryeministri me kryetarin e bashkisë? Çfarë qenka kjo parti që nuk ka kandidatë por ka një fytyrë për 61 bashki. Ashtu është, sepse janë 61 kukulla, është Kipja këtu, Kipja në Durrës, Kipja në Tiranë, e kudo në vend.

A ka ndonjë njohje të re ndërkombëtare për Kosovën që kur ka ardhur Rama. Kush është i vetmi që ka hedhur në gjyq kryeministrin e Kosovës? Kush kryeministër shqiptar ka vendosur në dyshim kufijtë e Kosovës? Nuk janë të rastësishme këto. Gjithçka është e programuar. Në 14 maj i japim fund korrupsionit në nivel vendor. Këta janë mësuar që gjithë Shqipëria të punojë për 5 veta. Arroganca e këtyre dhe korrupsioni janë pa mbarim ndaj dhe ndëshkimi duhet të jetë i tillë. Edhe 2 javë, do fitojmë në mënyrën më bindëse në gjithë Shqipërinë dhe Arjan Hoxha do jetë ndër kryebashkiakët më të votuar në vend”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco