Gara për 14 majin/ Arjan Hoxha për Rakip Sulin: Rama thotë se Kamza meriton një gomar për kryetar bashkie

Gara për 14 majin/ Arjan Hoxha për Rakip Sulin: Rama thotë se Kamza meriton një gomar për kryetar bashkie

18:47, 28/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës në garën e 14 majit, Arjan Hoxha deklaroi sot se Kamza do e refuzojë modelin që ofron Edi Rama në krye të kësaj bashkie.

Gjatë takimit me qytetarët Hoxha u shpreh se Rama thotë se këta të fundit meritojnë një “gomar” për kryetar bashkie, por shtoi se ata do e refuzojnë një model të tillë.

“A e meritojmë një kryetar bashkie që ka përfunduar arsimin e lartë në moshën 53-vjeçare. Ne përballë kemi Edi Ramën, dhe sojin e tyre, Rakipi është një njeri që e kanë dërguar me mision në Kamëz. Në Kamëz ka marrë gjithmonë ndëshkimin sepse jemi një komunitet që vijmë nga zona kryesisht veriore dhe për këta Edi Rama ka fobi.

Ai thotë jo meritoni të keni një gomar kryetar bashkie. Ky ka sjellë një të tillë për të na drejtua ne por ne do e refuzojmë ne votë. Ne kemi një program të konsultuar me hallet e qytetarëve dhe prek çdo nevojë të qytetit tonë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco