Lajmi i fundit

LIVE/ Rama në Athinë, fjalim para administratës së vet dhe emigrantëve shqiptarë

Henri Kavaja, njësoj si Këlliçi, nga 'Harry Fultz', në lead design në Kaliforni: Akuzat në Tiranë, pa kuptim!

18:41, 28/04/2023
A+ Aa A-

Në edicionin e pasdites, Armela Ferko intervistoi sot një profesionist që punon në një kompani të madhe në USA, i cili ngjashëm me Belind Kelliçin, ka kryer 4 vite tek 'Harry Fultz', e më pas ka aplikuar në Universitet në Shtetet e Bashkuara.

Ai thotë se Universiteti atje është shumë rigoroz dhe i rreptë në pranime, dhe se i ka kërkuar lëndët që ka kryer dhe kreditet që ka marrë. Henri Kavaja, pas mbarimit të Universitetit, ka nisur punë në General Motors, dhe është sot është si lead design në një kompani, Seres EV, në Silicon Valley, Kaliforni.

Askush nuk i thotë që je pa shkollë, siç po bën fushatë këtu rilindja me baltën dhe shpifjet ndaj Këlliçit.

Belind Këlliçi ka ndjekur të njëjtën trajektore si Henri Kavaja dhe si shumë raste të tjera studentësh që pasi kanë mbaruar 4 vite në "Harry Fultz", kanë vijuar universitetin në SHBA, Angli, apo vende të tjera të BE-së.

"Më duken pa kuptim akuzat që janë bërë ndaj Këlliçit pasi në SHBA nuk ke nevojë të mashtrosh por vetëm të vërtetosh që ke bërë shkollën e mesme dhe çdo gjë është në rregull. Unë erdha në Amerikë në vitin 2000 dhe aplikova për universitet, procedura që janë të rrepa dhe pasi t’i kesh kaluar ato procedura mund të bëhesh pjesë e universitetit në SHBA. Është ëndërr e shqiptarëve që të arsimohen dhe të punojnë në Amerikë, unë nuk i kam mbaruar të gjithë vitet në Harry Fultz në Shqipëri por nuk ishte problem që të regjistrohesha në universitet në SHBA
Unë kur erdha këtu dorëzova notat e katër viteve dhe një test që e kërkonte shkolla dhe pastaj jam regjistruar në universitet dhe ketu, pasi studiova 5 vite arrita që të pranohesha në punë direkt. Unë isha një nga pesë persona që aplikuan dhe u pranuan për punë
", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco