VIDEO-SYRI TV/ Kodheli me banorët e Frakullës së vogël: Investime në bujqësi dhe infrastrukturë

16:22, 28/04/2023
A+ Aa A-

Investime konkrete ne bujqësi dhe infrastrukturë, si dhe liberalizim të tregut të grumbullimit. Këto janë disa nga pikat e programit të Evdar Kodhelit, kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë, për bashkinë Fier, teksa zhvilloi një takim me banorët e Frakullës së Vogël. Në këtë takim ai ishte i shoqëruar edhe nga deputeti i PD, Luan Baci

Nga SYRI TV

Evdar Kodheli, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Fierit këtë herë është ndalur në Frakull të Vogël.

Pasi ka dëgjuar problematikat që hasin banorët e kësaj zone, Kodheli premtoi se pas 14 majit do të ketë investime konkrete në bujqësi e infrastrukturë teksa vuri theksin të liberalizimi i tregut të grumbullimit

Ndërkohë që drejtuesi politik i qarkut te Fierit Luan Baçi, u shpreh se kandidatët e primareve, janë ata që përfaqësojnë PD, ndërsa ata ta Alibejat janë paterice e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco