Meta: Fitorja e Mustafallarit do të jetë po aq e bukur sa kanionet e Skraparit!

Meta: Fitorja e Mustafallarit do të jetë po aq e bukur sa kanionet e Skraparit!

10:42, 28/04/2023
A+ Aa A-

Ilir Meta ka shkuar sot në vendlindjen e tij, në Skrapar, për t’i dhënë mbështetje kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, z. Euglen Mustafallari. “Më 14 maj, fitorja e Euglen Mustafallarit do të jetë po aq e bukur sa kanionet e Skraparit”, tha ai.

Në krah të Mustafallarit, Ilir Meta i ka kujtuar skraparllinjve se më datë 14 maj, ata kanë dy 1-sha për të votuar në fletët e votimit: koalicionin “Bashkë Fitojmë” me numrin 1 dhe kandidatin Mustafallari po me numrin 1.

“Përshëndetje të dashur miq nga kanionet e mrekullueshme të Osumit të Skraparit, - dëgjohet Ilir Meta në video. -  Pranvera këtë vit ka ardhur më e qeshur dhe më premtuese edhe për Skraparin si për të gjithë Shqipërinë.

Më 14 maj, Skrapari voton dy herë 1-shin: Numrin 1 - koalicionin “Bashkë fitojmë”, koalicionin e fitimtarëve dhe numrin 1 për kryebashkiak, birin e vet të mrekullueshëm, Euglen Mustafallarin. Bashkë fitojmë” theksoi Ilir Meta.

Ndërsa vetë kandidati bëri thirrjen “Skrapari i pari!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco