'Edi Rama tani përpiqet të hedhë valle mbi varfërinë, mbi mjerimin, të mashtrojë më tallava'

'Edi Rama tani përpiqet të hedhë valle mbi varfërinë, mbi mjerimin, të mashtrojë më tallava'

08:06, 28/04/2023
A+ Aa A-

Fjala e plotë e Kryetarit të PD, Sali Berisha, në takimin e Valiasit në Kamzë me kandidatin Arjan Hoxha.

Të dashur banorë të Valiasit, vëllezër e motra, zonja e zotërinj. 

I nderuar deputeti i bashkisë Kamzë, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka. 

I nderuar kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, deputet dhe kryetar i grupit politik për bashkinë e Kamzës, Edi Paloka.

Të nderuar deputetë, Petri Doda dhe Asllan Dogjani. 

I dashur Zeneli nga Burreli, i cili mori flamurin e oratorisë sot në këtë takim, me meritën më të madhe.

I nderuar Arben Muja, kryetar i PD-së së Kamzës.

I dashur Arjan Hoxha, kandidati ynë dhe kryetari i ardhshëm i kësaj bashkie.

Së pari, mirënjohje dhe falënderime të pakufishme për ju, mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme në çdo kohë. Asgjë, asnjë presion, asnjë mashtrim nuk ndau ju nga idealet tuaja demokratike. Nuk u ndau ju nga idealet tuaja të lirisë, dhe të dinjitetit. Ju në 32 vite, qëndruat besnik i atyre idealeve. 

Sot unë vij tek ju për të paraqitur kandidatin tuaj për kryetar bashkie, Arjan Hoxha. Arjani nuk është kandidat i kryesisë së partisë, as i kryetarit, por është kandidat i votës tuaj, i vendimit tuaj, i besimit tuaj dhe është kandidat i dinjitetit tuaj. Në këtë kontekst, së bashku ne të gjithë që besojmë në lirinë, vlerat e saj, kemi shënuar një arritje të jashtëzakonshme. Kemi realizuar përfaqësimin më dinjitoz që një qytetar meriton dhe ai është e drejta e tij për të zgjedhur qytetarin apo qytetaren që i përfaqëson.

Ju garantoj se ky standard që është ndër më të lartit, do të vijë vetëm duke u konsoliduar dhe se ky standard do të kthejë, do të detyrojë çdo të zgjedhur tuaj të jetë një shërbëtor i përulur, të bëjë gjithçka për të ju shërbyer ju, dhe të jeni të sigurtë se ArjanHoxha një i tillë është dhe do të mbetet. 

Arjan Hoxha do të bëjë gjithçka për një menaxhim sa më transparent taksave tuaja, do të bëjë gjithçka për një përmirësim sa më të madh të shërbimeve që meritoni. Do të bëjë gjithçka për të shndërruar bashkinë e Kamzës, në një pol të fuqishëm të zhvillimit të Shqipërisë. Do të bëjë gjithçka për të krijuar këtu mjedisin më të përshtatshëm për bizneset, për jetesën, për familjen, për punësimin dhe shkollimin e fëmijëve tuaj.

Miqtë e mi! 

Kjo fushatë është më e veçanta e jetës time, por edhe e jetës tuaja. Kemi kaluar dhjetëra fushata, por kurrë ndonjëherë ne nuk kemi pasur një fushatë në të cilën ta kemi prekur, ndjerë, përjetuar, me dhimbjen më të madhe rrezikun e tmerrshëm që i kanoset sot Shqipërisë, sepse në vijmë në këtë fushatë pasi njeriu që erdhi me dajre në pushtet dhe tani përdridhet me tallava para jush, largoi nga Shqipëria, me keqpërdorimin e pushtetit që mori, 1 milionë shqiptarë në 8 vite. Largoi nga Shqipëria 800 mijë të rinj, shkretoi vendin.

Ne mblidhemi sot në këtë fushatë, pasi 60% e shqiptarëve ndjehen dhe janë më të varfër se 8 vite më parë. Dhe kjo, jo se nuk u krijuan të ardhura, kjo jo se nuk u mor borxh. Taksat u dyfishuan, borxhi u rrit të paktën pothuajse me 10-herë. Por problemi është se të ardhurat që u mblodhën, se borxhi që u mor nuk u përdor për mirëqenien tuaj, nuk u përdoru për rritjen e pensioneve, rritjen e rrogave, për punësim, për shërbime më të mira. 

Por ato në masën 70-90% me dokumente zyrtare, u vodhën, u vodhën, u vodhën.

Pra ne mblidhemi sot si njerëzit më të vjedhur të Europës dhe botës. Ne mblidhemi sot në një kohë kur vendi vitin e kaluar ka patur një buxhet prej rreth 5 miliardë euro nga të cilat vetëm 700 mln janë rroga e megjithatë sipas deklaratës së Bankës Botërore të dy ditëve më parë është vendi i tmerrit dhe i ferrit, në kuptimin që; vetëm 20% e atyre që janë për ndihmë ekonomike, pra që kanë të ardhura nën 1 dollarë për frymë, vetëm 20% e tyre marrin ndihmë ekonomike. 

Çfarë ndodh kështu miqtë e mi? Kullat rrokin qiellin, Edi Ramaqë ju vjen këtu me tallava dhe erdhi në pushtet me dajre, fluturon me avion në dispozicion me dhomë gjumi, se lodhet shumë. Blen për oborrin e kryeministrisë, vazon 4 milione euro, si askush tjetër. 

Edi Rama firmos 420 mln euro djegësa që nuk ekzistojnë dhe u merr secilit prej jush 29 euro për ton mbetjesh që depozitohet në fushën e Sharrës, në një kohë kur kontrata thotë se mbetjet që depozitohen, për to duhet të paguhen 11 euro dhe ai i tarifon ato, njëlloj sikur digjen.

Po pse, sepse ka firmos për ndërmarrjen e tij, ai tarifon se ato para i ndan me Erion Veliajn dhe Kipen e le këtu të vjedhë sa të dojë, i depoziton në banka offshore, apo në Teheran. 

Edi Rama nuk mund të ketë ndjenja për ju, se ai erdhi në pushtet si zotëria 20%. OSBE e denoncoi atë para shqiptarëve, i deklaroi se ke 200 mln euro në llogaritë offshore. Nuk guxoi kurrë ta kundërshtojë, sepse e dinte se do i dilnin faturat.

Edi Rama tani përpiqet të hedhë valle mbi varfërinë tuaj, mbi mjerimin e shqiptarëve, përpiqet të ju mashtrojë më tallava. Njeriu që ka mashtruar shqiptarët për çdo gjë, tani përsëri beson se me zorrën qorre në gojë dhe me tallavanë dhe vithet në tallavado mund të mashtrojë përsëri shqiptarët.

Edi Rama vetëm për maskuar vjedhjet e tij, vetëm për të larguar nga vëmendje dramën që u ka krijuar ju dhe shqiptarëve të Shqipërisë, është i gatshëm të marrë edhe lëkurën e gomarit e të vë dhe zorrë rreth qafe në mënyrë të mos diskutojmë bashkë për këto që u ka krijuar qytetarëve. 

Ky zotëri që vjen tek ju, me një fjalor ordineri, në mediat e huaja, sapo ka deklaruar se, nuk ka kuptim Shqipëria në BE, pa Serbinë. Shikoni çfarë antishqiptari është ky, çfarë argati i shpifur i Beogradit. Serbia e ka të lidhur fatin me Rusinë dhe ky na lidh pas bishtit të Serbisë ne dhe merrte një përgjigje shembullore nga një shtetar evropian; të dëgjosh kryeministrin e Shqipërisë që thotë se nuk ka kuptim anëtarësimi i vendit të tij në BE pa Serbinë, kjo është habia e kohës. 

Nuk ka interesa shqiptare. Ka absolutisht interesa antikombëtare. Nuk do të ndalemi këtu, sepse ju e keni shumë të qartë se çfarë përfaqëson ai për veriun. 

Unë u them ju, se pas Car Dushanit, Enver Hoxhës, Edi Ramaështë armiku më i egër në të gjithë shekujt për veriun. Nuk ka njeri që ka urryer veriun dhe veriorët si Edi Rama. Një racist i shpifur dhe natyrisht racizmi i tij ndaj veriut ka rrënjë kryekëput antishqiptare. 

Miqtë e mi! 

Ndaj dhe këto zgjedhje e vërteta është se janë zgjedhjet e jetës tonë. Nuk janë zgjedhje pra vetëm për kryetarin e bashkisë dhe unë ju ftoj ju që në 14 maj të votoni numrin 3, të votoni ArjanHoxhën si zgjedhjen tuaj më të shkëlqyer, por njëkohësisht keni votuar edhe për rivendosjen e pluralizmit.

Edi Rama erdhi me dajre dhe vit pa viti duke dhunuar të drejtat tuaja, duke dhunuar ligjet e 

vendit, ai mori në dorë të gjitha pushtetet dhe sot ai ka çdo pushtet në duart e tij dhe e përdor atë pushtet tërësisht për të larguar shqiptarët nga Shqipëria, për të mashtruar shqiptarët, për të mashtruar shqiptarët. 

Është vendimtare që në 14 maj të shkëpusim pushtetin e qeverisjes vendore nga Edi Rama. Të rivendosim pluralizmin politik në Shqipëri. Ai kërcënon, kërcënon; Edvin guxo, se çdo gjë ke ti, por trimëri e burrëri nuk ke, ta them unë ty, ua them unë. Kërcënon se do të shkelmojë kushtetutën dhe nuk do të japë fonde. E vërteta është se nuk do të arrish të japësh fonde, se do të marrësh atë që meriton. 

Sillesh si një despot ndaj qytetarëve shqiptarë. Përdor gjuhë halabaku kudo që shkon, duke dhënë përshtypjen se këta të tillë janë dhe kështu e meritojnë. Në fund të fundit ti je një bastard, bastard i xhelatëve të shqiptarëve dhe nuk je asgjë më tepër. 

Miqtë e mi! 

Rivendosja e pluralizmit në qeverisjen vendore me 14 maj, hap dyert për largimin e shpejtë, të pashmangshëm të Edi Ramës nga pushteti. Dhe ai e ndjen, ai e di, ai dridhet nga kjo. E di se ka kryer krime monstruoze, ka bërë vjedhje të paimagjinueshme. E di gjithashtu se e pret gjykata federale Amerikane në Uashington,​dhe se ajo gjykatë atë dënim që do ti japë McGonigalit për tradhti të SHBA-së do ti japë dhe Edi Ramës, si ryshfetdhënës i McGonigal. 

E ka shumë të qartë këtë, por ne do të bëjmë gjithçka që para se të shkojë atje, të shkojë aty ku e meriton në Shqipëri njëherë. Po, po. Ndaj dhe shkel çdo ligj, ndaj dhe thotë Kodi Zgjedhor është kinezëri, kushtetuta është letër e vdekur. Skapin e ka në xhep, por 14 maji i jep fund pushtetit të tij monist. Në 14 maj flisni ju, flasin qytetarët. Pushteti juaj vendoset në piedestal dhe ne rikthejmë pluralizmin politik në Shqipëri.

Edhe njëherë ju bëj thirrje të marrim të gjithë pjesë në votime.

Rakip Suli ky i klonuar i Edi Ramës në Kamzë, apo i Erion Velisë, e bazon të gjithë fushatën tek oligarkët e tij, me të cilët ka vjedhur, me të cilët ka rindërtuar shkolla me 7.2 mln euro, me 4.2 mln euro, me të cilët ka rrënuar shkollat e Kamzës dhe ka rikthyer turnet e treta, ka shkatërruar arsimin. 

Rakip të garantoj se të gjitha këto do të ndjekin deri në ditën e fundit te jetës tënde. Je i pashpresë. Krimi i shëmtuar që ke bërë ti me fëmijët e Kamzës, duke prishur shkollat për të mbushur valixhet tua, do të të ndjekë gjithë jetën tënde. Për të marrë një leje ndërtimi, duhet të takohesh me vëllanë tënd. 

Për një tender, ti rindërton një shkollë 4-5 herë me çmim më të lartë seç është ndërtuar e re ajo. Kujt ja hedh ti këto, ti ua vjedh qytetarëve. Por mos harro se do të përgjigjesh gjer në qindarkën e fundit. Hajdut si ti nuk ka parë Kamza kurrë. 

Edhe njëherë thirrja ime është për nënat, motrat dhe të gjitha gratë e Kamzës. Kjo fushatë është fushata juaj, e dinjitetit tuaj, është fushata në të cilën ju misionare të vërteta të mbrojtjes së familjes dhe shoqërisë shqiptare, duhet të ngriheni, të merrni në dorë flamurin e kësaj fushate. Edi Rama është qeveritari më mizogen në historinë e Shqipërisë. Edi Rama nuk ka norma, nuk ka standarde, nuk ka moral, nuk ka asnjë kufi në sjelljet e tij të këqija. Ato fjalë që ai thotë në parlament, dhjetë herë më të këqija i thotë në mbledhjet e qeverisë. 

Ka krijuar një ekip, që në vend që të përfaqësojë ju, nënat, motrat, vajzat shqiptare, socialiste, demokrate, të gjitha, sillen si me qenë badigardet e Muhamer Gadafit, absolutisht, duke i thurur lavde se përndryshe i pi e zeza. Ndaj dhe largimi i tij është largimi i një mizogeni, i një njeriu brutal, i një njeriu fasadë, që mbledh me detyrim mësuese, infermiere, mjeke e me radhë për tu mbajtur fjalim dhe për të treguar se ky ka vëmendje. 

Në fakt brengën e madhe të nënës shqiptare sot, që ka nga skamja, brengën e madhe që kanë nënat shqiptare, që kanë përcjellë fëmijët në dherat e botës është ai shkaktari më kryesor. 

Asnjë ditë nuk duhet ta lëmë atë pas 14 majit në pushtet. 

Rroftë populli i Kamzës, rroftë fitorja!

Faleminderit shumë, fitore! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco