Belind Këlliçi: Ndërtimi i tuneleve nuk do të prekë sheshin 'Skënderbej'

22:36, 27/04/2023
A+ Aa A-

Ndërtimi i dy tuneleve për shfryrjen e trafikut në zemër të Tiranës, nuk do të cenojë sheshin "Skënderbej". 

Kështu u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në Çim Peka Live. 

Këlliçi tha me lehtësimin e trafikut në kryeqytet, një qytetar, përdorues automjeti do të kursejë në muaj 100 mijë lekë. 

"Mesatarisht nga llogaritjet çdo përdorues frekuent i automjetit, mesatarisht në ditë shpenzojnë 28 minuta në trafik, në ditë, pra 1.8 litra naftë në ditë më shumë. Shkon deri në 100 mijë lekë në muaj, kosto financiare. Ky nënkalim me kosto 4.5 mln euro, se në një studio mu kërkua llogari pse është me kosto kaq të ulët se janë mësuar me projekte nga 30-40 mln euro km i rrugës. Unë po them ky nënkalim përveçse shfryn trafikun i kursen qytetit 90 mijë litra naftë edhe 5 mijë km trafik në ditë. Dhe nuk e kuptoj si mundet dikush të jetë kundër këtij projekti në parim, në logjikë. Jam kundër modelit që është ndjekur deri sot ku çdo kryebashkiak prish punën e tjetrit, prish sheshin hedh mln euro të tjera për të imponuar shijen e vet, nuk do të preket sheshi", u shpreh Këlliçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco