'Lehtësohet trafiku', Këlliçi: Çfarë janë semaforët inteligjentë dhe si do të funksionojnë

22:31, 27/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i ftuar në Çim Peka Live shpjegoi se çfarë janë dhe si do të funksionojnë semaforët inteligjentë.

Semaforët inteligjentë janë një ide brilante për të zgjidhur trafikun në Tiranë, një nga fokuset e mia kryesore është çështja e parkimit dhe zgjidhja e trafikut dhe për zgjidhjen e trafikut deri më tani kam dhënë dy ndërhyrje, autobuzin falas, nga ana tjetër zgjidhjen për ndërhyrje në sheshin Skëndërbej për ndërtimin e një nënkalimi nëntokësor për të liruar trafikun në qendër dhe zgjidhja e tretë janë semaforët inteligjentë, që do të thotë, ata  llogarisin vetë në varësi të trafikut se sa sekonda duhet të rrijë semafori i lirë apo i bllokuar, pra që të mos hapet një semafor 90 sekonda për dy makina, e të hapet 10 sekonda për një rresht me makina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco