Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Blerja e votës/ Pas lekëve të tërmetit, nis edhe shpërndarja e naftës falas

Blerja e votës/ Pas lekëve të tërmetit, nis edhe shpërndarja e naftës falas

19:07, 27/04/2023
A+ Aa A-

Rilindja me në krye Edi Ramën, ka nisur operacionin masiv të blerjes së votës.

Pas publikimit të dokumenteve në Krujë ka nisur blerja e votës me anë të fondeve të tërmetit, ku mijëra euro po shpërndahen në llogaritë e atyre që janë lënë të braktisur për 4 vite rresht, një tjetër mënyrë blerje votash ka nisur në Lushnje.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka qenë në Lushnje ku gjatë takimeve me fermerë dhe zyrtarë lokalë, ka bërë të ditur se, nga e hëna do të nisë shpërndarja e naftës falas.

Krifa tha në Lushnje se kësaj herë fermerët fondet e skemës kombëtare do t’i marrin më shpejt se kurrë. Të hënën mbi 2000 fermerë duhet të bëhen gati të tërheqin naftën falas.

 ‘Duke filluar nga java tjetër jemi gati të shpërndajmë subvencionet për ‘Skemën Kombëtare 2023’. Janë 2000 karta nafte të printuara për Skemën e Naftës, kështu do të vijojmë deri sa të shkojmë në fund’, bëri të ditur ministrja.

Krifca tha se ‘Shqipëria tashmë është bërë faktor në rajon si origjinë e eksporteve të prodhimeve bujqësore që ushqejnë konsumatorin europian’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco