Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Meksi: Fushata që po shohim është më shumë një Show se sa përmbajtje

18:18, 27/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon në Syri TV ishte juristi dhe analisti, Redon Meksi.

Meksi është shprehur se fushata që po shohim ka më shumë karakter të një Show mediatik sesa përmbajtje.

Kemi kohë që nuk shohim një përballje mes kandidatëve dhe kjo është një detyrim ndaj qytetarëve. Fushata që po shohim është më shumë një Show sesa përmbajtje, sepse po shohim gjeste që bëhen virale. Kemi parë që socialistët janë mjeshtëra të fasadës që mundohen të heqin vëmendjen me shashka koTi të tipit diplomës së Belindit apo të gishtave të posterit.

Gjithashtu nëse e shohim fushata e PS është e bazuar jo te kandidati por të liderat e koalicionit sepse duke e bazuar këtë fushatë në këtë formë kërkojnë të mos nxjerrin pjesën gri në zgjedhje sepse e dinë që janë të humbur.

Ne kemi parë kandidat te PD që janë të pavarur dhe kanë një fuqi të madhe vetë, nëse i sheh këto kandidatë janë  njerëz që kanë ambicie në të ardhmen në politikë. Rama kërkon që katoi kandidat që janë të pavarur ti cilësoj si njerëz të varura shumë nga Meta dhe Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco