'Aushvic' i Shqipërisë/ Eduart Sharka: Savra do të kthehet në një muze të kujtesës historike

'Aushvic' i Shqipërisë/ Eduart Sharka: Savra do të kthehet në një muze të kujtesës historike

13:16, 27/04/2023
A+ Aa A-

Takimi i ditës së sotme pranë barakave të të persekutuarve në Savër të Lushnjës ishte i veçantë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Eduart Sharka.

Të pranishëm ishin Presidenti i Unionit të Persekutuarve Politikë Antikomunistë, Besim Ndregjoni, zoti Simon Miraka, ish i persekutuar që ka jetuar në këtë kamp, Eduart Elezi sekretar i unionit, si dhe përfaqësues politik të koalicionit, si dhe ish të përndjekur politik.

Zoti Sharka në fjalen e tij prezantoi projektin për kthimin e barakave ku kanë jetuar të persekutuarit në një muze të kujtesës në memorien historike të kombit shqiptar.

Synimi është pasqyrimi i një realiteti tjetër, të kohës së komunizmit. Muzeu do të jetë një atraksion jo vetëm për shqiptarët por dhe për të huajt, pasi ai është një trashëgimi kulturore që do ti shërbejë brezave në të ardhmen.

Drejtuesja politike e PD Edit Harxhi i kushtoi një rëndësi të veçantë këtij projekti sepse Savra është një “Aushvic” i Shqipërisë. Shqipërisë i duhet historia e vërtetë për tu njohur brezat e rinj dhe ata të mëvonshëm.

Simon Miraka ish i persekutuar politik që ka jetuar në këtë kamp internimi solli në vëmendje kujtime nga ditët e vështira të inkuizicionit komunist. Dikur të rinj, sot gjyshër e kemi për detyrë të trashëgojmë atë periudhë të errët të komunizmit nipërve tanë, kampi i Savrës është objekt i kujtesës . Uroj zotin Eduart Sharka të jetë nesër kryetar i bashkisë për të realizuar këtë ëndërr të shumëpritur për ne që kemi vuajtur.

Besim Ndregjoni, President i Unionit të Persekutuarve Antikomunistë falenderoi zotin Sharka për programin që po paraqet në këtë kohë ku situata është kritike drejt instalimit të një diktature të re.

14 maji do të jetë 1 ditë ndryshimi jo vetëm për Lushnjën por për të gjithë Shqipërinë.

Ardian Elezi u shpreh se realizimi i këtij muzeu vjen në një kohë kur viti 2023 është viti i mbrojtjes së kujtesës. Le të jetë Lushnja lajmëtarja e parë e fitores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco