Meta mbështet Ledina Alollin: Korça do e bëjë ndryshimin me lehtësi

Meta mbështet Ledina Alollin: Korça do e bëjë ndryshimin me lehtësi

09:04, 26/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka udhëtuar këtë mëngjes drejt Korçës, aty ku do të marrë pjesë në takimet elektorale të kandidates së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli.

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Meta shprehet se Korça e ka shumë të lehtë për të bërë ndryshimin më 14 maj, sepse do të votojë dy herë numrin 1, një për këshillat bashkiakë dhe 1 për kandidaten e opozitës.

“Përshëndetje nga Korça, e cila e ka shumë të lehtë për të bërë ndryshimin më 14 maj, sepse do të votojë dy herë numrin 1.

Do votojë numrin 1, koalicionin “Bashkë Fitojmë” për këshillat bashkiake; dhe pas asnjë diskutim do të votojë numrin 1 për kryebashkiake të Korçës, zonjën Ledina Aliolli. Bashkë Fitojmë”, shprehet në video-meszhin e tij, kreu i PL-së, Ilir Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco