Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Berisha tregon si e shkarkoi Rusmajlin: Hoqi drejtorin e burgut se i vëllai humbi tenderin!

Berisha tregon si e shkarkoi Rusmajlin: Hoqi drejtorin e burgut se i vëllai humbi tenderin!

22:48, 25/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur ditën e sotme për shkarkimin e Ilir Rusmajlit nga posti i zv/kryeministrit në kohën kur ai drejtonte qeverinë.

Berisha u shpreh në Panorama TV se ai mori vendim për të shkarkuar drejtorin e Burgjeve për shkak se vëllai i tij nuk fitoi tenderin për të cilin ishte futur në garë.

“Sali Berisha është Sali Berisha. Ai sillet në këtë mënyrë sepse është larguar për korrupsion nga detyra e zv kryeministrit. I kam thënë paraqit dorëheqjen por largimi i tij ka qenë vendim i prerë i Sali Berishës ndaj një njeriu që shkeli në mënyrë flagrante dhe korruptive ligjin. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve hap një tender dhe në tender shkon i vëllai i Ilir Rusmajlit. Dhe drejtori e regjistron. Kur e kërcënonte me të vëllanë zv/kryeministër. Kjo është historia. Iliri shkarkoi drejtorin në kundërshtim me ligjin. Ndodhi që ditën që ndodhi skandali duhet të nisesha në drekë jashtë, Ilir Rusmajli në mënyrë jashtë kontrollit të vetes e mori dhe e shkarkoi në kohën kur ishte kompetencë e kryeministrit. U ktheva, ai mori një shkarkim”, tha Berisha.

Sipas Berishës, të gjitha veprimet e Rusmajlit në drejtim të tij bëhen për shkak se Rama i ka premtuar se do ta vendosë në krye të Avokatit të Popullit.

“Kjo është vepër e Edi Ramës sepse i ka premtuar që do ta bënë avokat të popullit. Kanë rënë dakord që ai të marrë këto vendime dhe ta çojë në krye të avokatit të popullit”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco