Cikuli: Saranda ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, qyteti është betonizuar

16:49, 25/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren, Armela Ferko ishte kandidati i opozitës për qytetin e Sarandës, Ardit Cikuli.

Cikuli është shprehur se Saranda ka humbur një pjesë të mirë të bukurisë së saj nga betonizimi pa kriter që i është bërë qytetit.

Saranda është një prej qyteteve më të keqtrajtuara në Shqipëri, sepse nuk e di nëse ka në botë një qytet i cili ka një det, një liqen dhe një lumë.

Saranda është një qytetet me 300 ditë me diell, deri më sot ka 1001 halle, ky qytet është zhvilluar pa asnjë strategji por vetëm sipas mendjeve të kryetarëve të bashkive.

Edhe pse janë dyfishuar buxhetet është një qytet mjaft i ndotur,  është për të ardhur keq mungesa e ujit në banesa, rrugët janë shkatërruar, sipërfaqet e gjelbërta janë pakësuar, fëmijët bëjnë mësim me dy turne si një vend i botës së tretë.

Përpara se të jem kandidat jam prind rris fëmijët në këtë qytet, jamë rritur vetë në këtë qytete dhe përtej çdo gjëje unë ndjej çdo hall dhe problem që kanë qytetarët e Sarandës. Shumë prej fundjavave të mija i kam harxhuar duke pastruar qytetin dhe vijën bregdetare të Sarandës.

Do të angazhohem fuqishëm për të zgjidhur problemet e trafikut dhe parkingut në Sarandë pasi është një hall shumë i madh për banorët dhe vizitorët. Fëmijët përveç telefonit dhe televizorit nuk kanë asnjë vend ku të argëtohen pasi Saranda është betonizuar. Jam një nga njerëzit që besoj që jo vetëm Saranda por e gjithë Shqipëria bëhet po kjo ka vetëm një kusht kryesor që të drejtohet nga njerëz jo të korruptuar.

Administrata këtu po terrorizohet po imponohet me dhunë që të shkojnë në aktivitete politike të kundërshtarit, ajo që unë t’i transmetoj se Saranda nuk mund të jetë më pashallëk i Janinës pasi ajo ka mbaruar me kohë dhe i them që nuk duhet të tuten nga ata që e shikojnë Sarandën si plaçkë. Administratës u është thënë se nëse nuk shkojnë në takimet e mazhorancës ata do të pushohen menjëherë nga puna.

Unë marr shkas nga kjo intervistë që të ftoj kandidatin e PS në një debat publik ku të ballafaqohemi përpara qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco