SYRI TV/ Fier, takim me komunitetin rom, Kodheli: S`do ketë më investime selektive

21:38, 23/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë Fier, Evdar Kodheli, ka zhvilluar takime me banorë të komunitetit Rom në fshatin Baltëz. Kodheli është njohur me problemet e tyre, ndërsa ka premtuar se s’do të ketë me premtime selektive.

Syri tv

Diskriminimi, pabarazia  dhe harresa e investimeve nga pushteti vendor, vijojnë të mbeten kryefjalë e shqetësimeve të komunitetit rom në Baltëz. Në vijim të turit të takimeve në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Fier, Evdar Kodheli së bashku me ekipin e tij janë ndalur në këtë zonë të banuar kryesisht me banorë të komunitetit rom.

Gjatë takimeve me banorët janë trajtuar probleme të ndryshme që shqetësojnë komunitetin.

Nën drejtimin e ri të bashkisë, investimet selektive do të jenë pjesë e së shkuarës u ka premtuar kandidati Kodheli banorëve të këtyre zonave të braktisura nga bashkia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco