Foni: Transporti publik sot ka shumë mangësi, duke nisur nga oraret e deri tek kapaciteti i tyre

21:52, 19/04/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit Publik Kostandin Foni ka evidentuar disa nga problemet me të cilat ndeshen qytetarët në lidhje me transportin publik. I ftuar në ‘Këndi i Pano Sokos’ Foni shprehet se një qytetar humbet mesatarisht 120 minuta nga koha e tij vetëm prej trafikut.

“Si ka mundësi që ne nuk kemi orare autobuzash? Si ka mundësi që ju jeni certifikuar për 310 autobuza por nga ana tjetër përdorni vetëm 200? Në mëngjes herët kur njerëzit dalin  për në punë ti mund të shikosh 100 apo 200 veta, çfarë ju kushton që të vendosni ato tabelat elektronike, kanë një investim minimal,  dhe të vendosësh në GPS tek autobuzët  siç janë në shumicën e  vetmeve të Europës që ti mund të shohësh se filan autobus kalon në filan orë dhe minutë. Si ka mundësi që autobuzat dhe në 2023, kur ju para pak vitesh kaluat çmimin e biletës nga 30 lekë në 40 lekë, flas nga eksperienca personale, autobusi shkon  në një stacion, pret sa të mbushet kur është bosh , në një moment ti eceën dhe autobusi ndalon dhe të thotë hipni tek autobusi tjetër që do vijë tani dhe të gjitha këto e bëjnë të papërdorshëm . Duke u bërë të papërdorsëhm ne vazhdojmë të kemi këtë trafikun, harxhojmë kohë për të ardhur në punë, çdo individ në qytet humbet rreth 120 minuta në ditë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco