Gjuhë vagabondi/ Vegla e Alibeajt shan qytetarin: Motrën në p….

Gjuhë vagabondi/ Vegla e Alibeajt shan qytetarin: Motrën në p….

20:16, 19/04/2023
A+ Aa A-

Roland Bejko, kandidati i Enkelejd Alibeajt dhe Edi Ramës për bashkinë e Tiranës ka sharë një qytetar duke përdorur fjalor banal dhe aspak të denjë për një politikan që aspiron të ngjisë shkallët e karrierës. Apo më keq akoma që synon të zgjidhet në 14 maj qytetari i parë i Tiranës... 

Mesazhi i dërguar nga Bejko përmban gjuhë vulgare dhe është publikuar në rrjetet sociale ditën e sotme. 

"Motrën në p****", është fjalori me të cilin i drejtohet Bejko, qytetarit. 

Ndërsa ky i fundit nuk ka ngurruar ta bëjë publik mesazhin duke e ndarë atë me përdoruesit e Facebook, por edhe duke i bërë një premtim Bejkos.  

"Hajde se do ta shikosh, po nuk e publikova këtë mesazh që të të fëlliq fare o m*ti i Bashës!", është përgjigjja e qytetarit. 

Image

Me gjasë, Bejkos nuk i ka pëlqyer ndonjë koment i qytetarit për kandidaturën e tij me qëllim për të përçarë demokratët dhe shërbyer Edi Ramës e PS-së. Të tilla komente gjen me mijëra në ditë në rrjetet sociale pasi Bejko dhe Alibeaj kanë qëllime të kundërta me ato të demokratëve. Teksa jemi ende në fillim të fushatës elektorale, nuk e dimë nëse Bejko do ia dalë t'i shajë të gjithë me të njëjtën gjuhë si ndaj këtij qytetari. 

Por duke u kthyer në kohë gjejmë të tjera mesazhe me përmbajtje banale nga Roland Bejko, për kritikët e tij të Facebook-ut. 

Fjalori është po i njëjti, por edhe tonet kërcënuese ndaj kujtdo që shpreh mendimin e tij për ata që tashmë janë të konfirmuar si vegla të Edi Ramës dhe mazhorancës qeverisëse. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj22/04/2023 16:05

Nuk u beson syve kur lexon çfarë shkruan r. Bejko!!! Dikujt i thoshte pd i kam kushtuar rininë jetën..e para që nga 90!!! Kur u flet njerëzve në këtë moshë me këtë gjuhë, në rini do i kesh folur e vepruar edhe brenda shpie! Vertetë qenke i neveritshëm (edhe po qe në rol). Meriton veç përbuzje!

Shto koment

Denonco