Berisha: Me lopatë në dorë, Rama po bën gropën e tij politike. Me 14 maj do të marrë faturën që meriton

Berisha: Me lopatë në dorë, Rama po bën gropën e tij politike. Me 14 maj do të marrë faturën që meriton

20:04, 19/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e bashkisë në Devoll, Elvis Hajdërlli.

Berisha është shprehur se i them unë hajde në ballafaqim Edvin, hajde të të tregoj pak tenderat e baxhanakut, tenderat e thjeshtrës, të tregoj pak vjedhjen që po bën djegësat 420 milionë euro.

Tani çfarë bën, çfarë bën. Mashtrime, mashtrime dhe vetëm mashtrime. Ka kapur lopatën, të cilën e përçmon, ai përçmon njeriun e punës, sepse po të kishte respekt për ju, po të kishte respekt për fermerin, po të kishte respekt për biznesmenin, po të kishte respekt për mjekun, për mësuesin, nuk i katandiste në këtë gjendje.

Jo dhe jo, por tani me lopatë vetëm për të ju mashtruar ju.

I thoni të heqë lopatën dhe të sjellë kandidatin këtu, bashkë me Elvisin të dalin para jush. Por kanë frikë se i del kunati rrogë madh, se  del vetë me dy rroga. Nuk dalin dot në asnjë ballafaqim. E kërkoj, i them unë hajde në ballafaqim Edvin, hajde të të tregoj pak tenderat e baxhanakut, tenderat e thjeshtrës, të tregoj pak vjedhjen që po bën djegësat 420 milionë euro. Të të tregoj pak ç’po bën me Portin e Durrësit.

Jo, jo nuk vjen, me lopatë duke hapur një gropë. E vërteta është, dua ta them sot, se s’po bën gjë tjetër, vetëm gropën tënde politike, me 14 maj do të marrësh faturën që meriton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco