'Mesazh tipik mafioz'/ Muçollari: Veliaj kërcënoi nënën duke i kujtuar dy fëmijët, si në Palermon e '80-ës

19:16, 19/04/2023
A+ Aa A-

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD akuzon Edi Ramën dhe Erion Veliajn se frymëzojnë krimin në vend. 

Në "Task Force" me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Muçollari kujtoi kërcënimin që Veliaj i bëri një nëne me dy fëmijë e cila menaxhon një faqe në Facebook që ironizon bashkinë dhe qeverinë. 

Ai tha se mesazhi i Veliajt ishte tipik mafioz, njësoj si mafia italiane e Palermos në vitet '80-'90 kur kërcënonin kryetarë bashkish dhe gjyqtarë, duke iu përmendur fëmijët. 

"Po ta krahasojmë sot Shqipërinë mund të krahasohet me vitet 80-90 të Palermos. Po jap një rast, pse kjo qeveri dhe këta njerëz po e furnizojnë këtë lloj krimi. Shikoni deklaratën e Erion Veliajt para 10 ditësh, ka një mesazh tipik mafioz ndaj një zonje e cila ishte drejtuese e faqes Lolita. I drejtohej me fëmijët që ka, i kujton fëmijët. Kthehuni në vitet 80-90 drejtues mafiozë që u janë drejtuar gjykatësve, në Itali, në Palermo, ku iu përmenden fëmijët. Është mesazh tipik mafioz. Nuk e kuptoj si media nuk çohet t'i thotë këtij maskarai që guxon të kërcënojë një nënë me dy fëmijë...ti ke dy fëmijë për të rritur i thotë, ky çuni i kulturuar që vishet si i varfër mes të varfërve dhe si çiklist kur është mes çiklistëve dhe sot vijmë në këtë gjendje sepse e frymëzon ky, e frymëzon Rama", tha ai.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco