‘Rama u ka çuar haber organizatave të tij’, Berisha: Po nuk fitoi në 14 maj, në shtator ka zgjedhje dhe ikën nga pushteti

‘Rama u ka çuar haber organizatave të tij’, Berisha: Po nuk fitoi në 14 maj, në shtator ka zgjedhje dhe ikën nga pushteti

19:15, 19/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se Edi Rama i ka dërguar një mesazh organizatave që e mbështesin këtë të fundit se nëse nuk do të fitojë zgjedhjet e 14 majit, në muajin shtator do të ketë zgjedhje të tjera dhe ai do të largohet nga pushteti.

Berisha shtoi se Rama e ndien humbjen dhe e siguroi atë se në 14 maj Partia Socialiste do të humbasë në zgjedhjet vendore.

“Bizneset do të kenë përgjysmimin e taksave. Energjia me 6 lekë siç ka qenë më parë. Të firmosim fitoren. Mora vesh se Edi Rama kishte paralajmëruar, më kishte kopjuar një mendim në kokë dhe u kishte çuar haber organizatave të tij, “Po nuk fituam do të ketë zgjedhje në shtator dhe do të ikim nga pushteti”. Edhe ja ku po ta them reale. Do të ikësh Edi Rama”, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco