Vasili: Rama ka rikandiduar kryetarët që kanë falimentuar bashkitë

18:54, 19/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në Syri TV me moderatoren, Sonila Meçon ishte deputeti I Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Vasili është shprehur se Rama ka kandiduar kryetarët që kanë udhëhequr bashkitë drejtë falimentimit

Rama ka rikandiduar kryebashkiakët të cilët i kanë çuar bashkitë drejtë falimentimit. Bashkia e Lezhës është një nga ato që është në rpagun e falimentimit dhe Rama zyrtarizon Pjerin Ndreun.

Në dosjen e Dibrës ku vidhnin votat Ulsi Manjën, Tahirin dhe Gjiknurin inkurajuesi kryesor i tyre me telefon ishte Rama. Kur ti u ke thënë që bëhuni njësh me krimin se më keni mua dhe ju mbroj unë praktikisht do të thotë që je I varur nga krimi.

Cilido qoftë kryeministri kërkon të bëhet puna jep urdhra që të jenë korrekt me ligjin dhe nuk duhet të bashkëpunojnë me asnjë person që ka rekorde kriminale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco