Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

'Nuk shkurton distancën, e zgjatën për të vjedhur'/ Berisha: Rrugën Qukës-Qafë Plloçë e hëngri korrupsioni

18:32, 19/04/2023
A+ Aa A-

Nga Maliqi ku prezantoi kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për kryetar bashkie, Alfred Gega, kryetari i PD, Sali Berisha iu referua edhe rrugës Qukës-Qafë Plloçë e cila edhe pse ka nisur në vitin 2011, ende nuk ka përfunduar. 

Berisha tha se kjo rrugë me ndryshimet në projekt, nuk i shërben më qëllimit të saj kryesor, pra shkurtimit të distancës për qytetarët, por u ka kushtuar atyre shumë pasi është një rrugë e cila është zgjatur në distancë disa herë.

Ai ka zbuluar edhe skemën me të cilën është vjedhur në këtë aks, duke u shprehur se lotet nuk përputhen dhe dalin me 15 apo 20 metra mospërputhje, ç'ka ka zgjatur gjatësinë e rrugës dhe ka shtuar mundësinë për të vjedhur edhe më shumë.

“Qafë Plloçë-Qukës, do sillej Korça më afër Tiranës ky ishte qëllimi, nëse tuneli i Pogradecit shkurtoi distancën me një orë, rruga do ta shkurtonte me gjysmë ore. Ajo nuk shkurton më as 5 apo 10 minuta sepse e hëngri korrupsioni. Ç’kanë bërë, në 2 segmente të saj lotet dalin me 15 -20 metra mospërputhje e detyrohen të zgjasin rrugën që të përputhin lotet. Kjo ishte mënyra e si të vjedhin më shumë. Korçë-Kolonjë nisi në 2011-2012 e nuk ka përfunduar se vetëm kanë vjedhur”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco