DOKUMENTI/ PL i shkruan KQZ-së: Drejtuesi i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ është Sali Berisha

DOKUMENTI/ PL i shkruan KQZ-së: Drejtuesi i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ është Sali Berisha

17:18, 19/04/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Endrit Brahimllari i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një shkresë me të cilën e informon se drejtuesi i koalicionit opozitar është Sali Berisha.

Kujtojmë se me publikimin e modelit për fletën e votimit për kandidatët për Këshillat Bashkiakë, përbri numrit një në listë që është koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mungonte emri i drejtuesit të koalicionit.

Ky detaj u përdor nga socialistët të cilët nuk ngurruan që gjatë takimeve elektorale të përmendin që ‘asnjë demokrat nuk do ta donte emrin e Ilir Metës si drejtues në fletën e votimit.’

Ndërkohë në marrëveshjen për krijimin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ specifikohet se drejtuese politike e koalicionit është Partia e Lirisë, e përfaqësuar nga organet drejtuese të saj.

Megjithatë, shkresa e drejtuar KQZ-së mban vulën dhe firmën e Endrit Braimllarit, sekretarit organizativ të Partisë së Lirisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco