Arifi: Diskriminim, Kosova ka pritur 12 vite që t’i liberalizohen vizat nga BE

17:09, 19/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar për të diskutuar temat e ditës në Kosovë në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren, Armela Ferko ishte eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritero Arifi.

Arifi është shprehur se ky procesi i liberalizimit të vizave për  vende të tjera ka kërkuar shumë herë më pak kohë se sa 12 vitet e Kosovës.

Tani nuk ka më as pyetje e as pikëpyetje por është një proces i vonuar, një padrejtësi që më në fund ju dha e drejta Kosovës ndërsa Serbia i cili është një vend kriminal dhe ka shkaktuar luftëra e ka siguruar brenda dy vitesh.

Nëse flasim për rrethanat e ballkanit perëndimor Kosova as nuk është më mirë e as nuk është më keq se Serbia dhe Shqipëria në çështjen e korrupsionit dhe kriminalitetit por është një vendim më shumë politik i vendeve të BE me e penguar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Mendoj se kem qenë shumë të izoluar nga BE dhe më në fund saga e padrejtësisë mori fund dhe sot është nënshkruar akti ligjor i liberalizimit të vizave.

Liberalizimi është e i marrëveshjes së Ohrit dhe dialogu do të ndihmonte Kosovën që do ta çante këtë izolim që nga shpallja e Pavarësisë dhe  mendoj se ka efekt pozitiv sepse BE është e vetmja formë që mund të imponohet si faktor relevant ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor është të ja hapë rrugën Kosovë të plotësojë standartet e BE-së.

Pas luftës në Ukrainë që Rusia e demaskoi BE dhe po vërehet se ka pasur një korrupsion masiv brenda organizmave europian jo vetëm për çështjen e Kosovës por edhe për disa çështje të tjera dhe mendoj se dialogu është e vetmja rrugë që Kosova ti çajë ato barriera që për ne kanë qenë të pakalueshme.

Në veri nuk mund të shtyhen zgjedhjet më pavarësisht e dimë që rezultati nuk është ai që ne presim pasi në demokraci nuk mbahen zgjedhjet në një klimë terrori. Besoj se në një fazë tjetër mund të kemi zgjedhje të reja nëse do të ketë një marrëveshje me Listën Serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco