SYRI TV/ Bardh Spahia takon biznesin e Zdrales: Pushteti vendor mbështet biznesin e vogël

13:11, 19/04/2023
A+ Aa A-

Bardh Spahia, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Shkodrës ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël në Zdrale. Ai ka marrë mbështetjen e tyre për 14 majin dhe vuri theksin te politikat fiskale që do të ndjekë pushteti vendor për të mbështetur këtë biznes.

Nga SYRI TV

Kandidati për bashkinë e Shkodrës i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahia, mori mbështetjen e tregtarëve të biznesit të vogël në Zdrale për 14 majin. Në takimin që zhvilloi me tregtarët Spahia vuri theksin se fitoja e koalicionit nis nga Shkodra.

Gjatë bashkëbisedimit me tregtarët, Spahia theksoi politikat fiskale që ka ndjekur pushteti vendor, duke mbështetur biznesin si motori kryesor i ekonomisë.

Spahia u shpreh se në vazhdim do të punohet për të ndërtuar një rrjet të ri tregjesh në Shkodër, ku të përmirësohen kushtet e tregtimit.

Gazetar: F.Maka

Pamje: SYRI TV

Montazhi: O.Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco