'Elira Kokona është fytyra e kalbëzuar e gërmadhës së qeverisjes Rama'

'Elira Kokona është fytyra e kalbëzuar e gërmadhës së qeverisjes Rama'

12:03, 19/04/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Rasti i Elira Kokonës tregon shumë qartë se qeverisja e Edi Ramës është një shëmbëlltyrë haxhi-qamiliste dhe mafioze.

Rasti Kokona është shëmbëlltyra e kësaj qeverisjeje, që Arbitrazhet i ka shndërruar në një pazar milionash, që shkel çdo ligj e për të cilat qindra milionë euro i paguajnë shqiptarët nga humbja e gjyqeve.

Tregon qartë se për qeverisjen e kalbur Rama, ligjet nuk ekzistojnë dhe se interesi publik është vetëm një mundësi grabitjeje dhe jo një detyrim madhor, që duhet të mbrohet fort dhe ndershmërisht.

Tregon qartë pafytyrësinë kësaj mender qeverisje, që ka larguar dhunshëm qindra punonjës të shërbimit civil për shkaqe qesharake vetëm e vetëm se nuk kanë qënë vegla qorre të shkeljes së ligjit dhe të abuzimit me interesin publik.

Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Shtetit, më e larta në hierarkinë e shërbimit civil është kategorikisht e papërputhshme me ushtrimin e profesioneve të tjera.

Rasti Kokona, e cila duke qenë Sekretare e Përgjithshme mbronte palë private si avokate kundër qeverisë është kulmi i kalbezimit qeveritar.

Sekretari i Pergjithshëm është edhe vlerësues i punës së punonjësve të tjerë të shërbimit civil që ajo ka në vartësi.

Po si mundet të vlerësojnë Sekretarë të Përgjithshëm që shkelin vet për faqe të zezë, ligjin e shërbimit civil?!

Rasti Kokona dhe mosreagimi i Edi Ramës është prova se hajdutëria shtetërore dhe antiligji kanë vetëm një frymëzues dhe mbështetës që është vet Rama.

Rasti Kokona shuan çdo iluzion të mijëra punonjësve të shërbimit civil se ata mund të kenë mbrojtjen e ligjit përsa kohë kryejnë me ndershmëri punën e tyre.

Mijëra punonjës të shërbimit civil për sa kohë qeveris Edi Rama do të jenë nën kërcënimin dhe shantazhin e kamikazëve alla Kokona, të cilët do të zbatojnë një standart për vete dhe një standart tjetër për punonjësin e thjeshtë.

Pra, thënë fare thjesht Elira Kokona, që rezulton të jetë Zv.Sekretare e Përgjithshme e Qeverisë mund të shkelë çdo ligj në konflikt të hapur interesi, ndërsa Ylli Dylgjeri pas vitesh të tëra pune shumë korrekte në shërbimin civil e larguan për ca vargje të shkruara në Fb privat.

Kjo është fytyra e kalbëzuar e gërmadhës së qeverisjes Rama!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco