Slogani i PS/ Berisha: Modeli i Ramës, udhëheqësi stalinist i Gjermanisë

11:26, 19/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se slogani i PS-së është kopjuar nga modeli i udhëheqësit të Gjermanisë Lindore, stalinistit Erich Honecker.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka shpërndarë fjalimin e fundit të kryetarit të Këshillit Shtetëror të RDGJ, Erich Honecker në 06/ 10/ 1989, ku ndër të tjera thotë ‘Gjithmonë përpara, kurrë mbrapa’.

Kjo tregon edhe njëherë tjetër se lidhjet komuniste staliniste me Ramën janë të pandashme dhe risillen për shqiptarët nga ky i fundit si një model perëndimor dhe modern, kur në të vërtetë është vetëm një riciklim i turpshëm i fantazmave të së shkuarës.  

Fjalimi i fundit i Kryetarit të Këshillit Shtetëror të RDGJ Erich Honecker (06/ 10/ 1989)

Qëllimet janë shtruar në programin e partisë sonë. Bëhet fjalë për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë së zhvilluar socialiste. Sigurisht, ky nuk është një projekt që mund të arrihet brenda një kohe të shkurtër me receta të gatshme pa kërkuar pandërprerë zgjidhje. GJITHMONË PËRPARA, KURRË MBRAPA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco