FOTO/ Alibashët çelin fushatën me 400 vetë, Berisha mbledh më shumë njerëz në Roskovec

FOTO/ Alibashët çelin fushatën me 400 vetë, Berisha mbledh më shumë njerëz në Roskovec

20:01, 18/04/2023
A+ Aa A-

Në këto momente është duke u zhvilluar takimi i çeljes së fushatës elektorale të PD-së së Enkelejd Alibeajt, ku u prezantua kandidati për Tiranën, Roland Bejko.

Por ajo që u vu re është se në këtë takim hapës kishte një pjesëmarrje të vogël.

Paralelisht me këtë aktivitet, edhe kryetari i PD-së Sali Berisha ka duke mbajtur një takim.

Berisha ndodhej në Roskovec për prezantimin e kandidatit të "Bashkë Fitojmë" dhe në këtë takim i kanë shkuar më shumë njerëz sesa Alibashëve te pallati i sportit “Fahrie Hoti”.

Berishës i është mbushur sheshi plot me njerëz, ndërsa Alibashët nuk kanë mbushur dot as gjysmën e sallës së pallatit të sportit, i cili në total mban 1200 persona.

Sipas asaj që u pa nga videoja live, PD e Alibeajt e çeli fushatën me 400 vetë.

Kjo nuk tregon gjë tjetër veçse braktisje e PD-së së Enkelejd Alibeajt, të cilës po vazhdojnë t’i ikin një nga një kandidatët bashkë me elektoratin./ CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco