Violdi Danaj: Reforma territoriale e shkatërruar, kandidatët e PS rikandidojnë për mbajtur rrëzimin ekonomik të vendit

19:09, 18/04/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Violdi Danaj është shprehur se reforma territoriale është e dështuar pasi mbi 30% e bashkive janë të falimentuara, shkak keqmenaxhimi i parave.

Në një lidhje direkte për  ‘Task Force’ me Sonila Meçon, Danaj është shprehur se kandidatët e mazhorancës për mandat tjetër, pas dështimit të tyre, konkurojnë vetëm për të vazhduar makabritetin e vjedhjes.

“Reforma territoriale  është një reformë totalisht e dështuar  për faktin se ne kemi sot mbi 30% e bashkive që rrezikojnë të jenë në faliment . Pra nuk kanë qënë në gjendje të menaxhojnë paratë e tyre që kanë mbledhur dhe paratë që u ka dhënë qeveria qendrore.  Jo se nuk i kanë menaxhuar por se tenderat pa kufij dhe vjedhjet kanë qënë kaq galoponte saqë këto bashki sot dhe rrogat e punonjësve  po paguajnë vetëm sigurimet shoqërore dhe në bankë nuk i kalojnë rrogat. Investimet në krahasim me pagat që po japin për rrjetet sociale janë dhe investimet publike nuk kanë të krahasuar. Ka një rënie drastike sepse investimet janë ulur në maksimum. Pra, jemi në një situatë ku këta kandidatë që  janë vendosur janë ata gladiatorët e luftës të këtij zotërisë sepse janë ata që hedhin në erë vetën e tyre , në kuptimin figurativ, vetëm për të vazhduar makabritetin e vjedhjes dhe shkatërrimin ekonomik që ne kemi sot.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco