Erl Murati: Opozita ka shanse të mira në Elbasan dhe Durrës, Boçi e Cara janë njerëz me integritet

Erl Murati: Opozita ka shanse të mira në Elbasan dhe Durrës, Boçi e Cara janë njerëz me integritet

18:18, 18/04/2023
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Murati tha se koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka shanse të mira për të fituar në Durrës dhe Elbasan, pasi kandidatët e tyre janë njerëz me integritet që kanë mbështetje nga të gjithë. Ai tha se kandidatët e dalë nga Primaret, Luçiano Boçi dhe Igli Cara janë njerëz që kanë mbështetje përtej militantëve të PD.

“Primaret ishin pjesa më pozitive që ka ndodhur në opozitë. Kandidatët ishin pjesë e një procesi dhe kjo është e reflektuar te entuziazmi. Në Elbasan dhe në Durrës, ka njerëz me integritet të pa përfolur. Boçi dhe Cara janë njerëz që kanë mbështetje përtej militantëve të PD. Janë njerëz që banorët e zonave mendojnë se janë të denjë për të qenë në krye të bashkive të tyre. Përveç Bashkisë së Shkodrës, opozita duket se do e mbajë këtë kështjellë. Vota është amanet për ta. Për mua duhet të shihet programi dhe kandidati. Nuk është e thënë që të votosh logon e partisë”, tha Murati.

Sakaq Murati u ndal te çelja e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, ku tha se e ka hapur fushatën me këngë tallava dhe mbjellje pemësh, teksa shtoi se është në avantazh, pasi ka burimet njerëzore dhe ato financiare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco