'Rikthehemi në arenë, aty ku nisi Rithemelimi': Koalicioni opozitar 'Bashkë Fitojmë' hap sot fushatën elektorale

'Rikthehemi në arenë, aty ku nisi Rithemelimi': Koalicioni opozitar 'Bashkë Fitojmë' hap sot fushatën elektorale

09:02, 15/04/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dhe Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta, të bashkuar në koalicionin “Bashkë Fitojmë” çelin sot në mesditë në orën 12:00 në Tiranës fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Në video-mesazhin e shpërndarë tashmë në rrjetet sociale, Partia Demokratike bën thirrjen që në 15 prill 2023, të rikthehemi në arenë aty ku nisi Rithemelimi, ringritja e partisë më të madhe të opozitës e cila nisi më 16 shtator 2021 kur nisi rrugën bashkëbisedimi i liderit historik të PD, Sali Berishës, me shqiptarët në të gjithë vendin, në kuadrin e lëvizjes Foltorja.

"Rikthehemi në ‘Arenë’, aty ku nisi Rithemelimi! - thuhet në videomesazh. - Më të fortë për mbrojtjen e pluralizmit e demokracisë! Më të hapur me kandidatët e dalë nga vota juaj!
Më të bashkuar të gjithë ata që nuk janë marrë peng nga pushteti! Ndryshimi në duart e tua! Bashkë fitojmë".
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco