Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

FOTO/ Fushatë në terren për Belind Këlliçin, Blushi: Trokasim në çdo zemër e derë

FOTO/ Fushatë në terren për Belind Këlliçin, Blushi: Trokasim në çdo zemër e derë

20:32, 14/04/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka njoftuar se vijojnë takimet e përditshme me qytetarët në njësinë 9 në kryeqytet, për tu prezantuar banorëve programin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Belind Këlliçi.

Në një postim në Facebook, Blushi u shpreh se qytetarët po e prrsin me padurim ndryshimin e madh dhe se pas 14 majit dhe fitores së Këlliçit, bashkia e Tiranës do të jetë plotësisht në shërbimin e tyre.

Blushi nuk ka lënë pa përmendur edhe nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale nga Koalicioni, që do të mbahet nesër në orën 12:00 në Stadiumin ‘Air Albania’.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

Vazhdojmë të trokasim në çdo zemër dhe derë më derë në Njësinë Nr. 9 për të folur sy më sy me qytetarët, për të dëgjuar hallet e tyre dhe për t’u prezantuar programin e shkëlqyer të Belind Këlliçit, që ul kostot e jetesës përmes rishikimit të taksave dhe tarifave bashkiake dhe transportit publik falas dhe modern.

Qytetarët mezi po e presin Ndryshimin e Madh dhe pas 14 Majit Bashkia e Tiranës do të jetë vetëm në shërbim të tyre!

Ndryshimi është në duart e tua!

Takohemi të gjithë nesër, në ora 12:00, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës fitimtare!

Bashkë Fitojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco