Bardhi: Me votën tuaj duhet të ndaloni 'Lali Betonin' dhe të shpëtoni Tiranën

Bardhi: Me votën tuaj duhet të ndaloni 'Lali Betonin' dhe të shpëtoni Tiranën

13:22, 14/04/2023
A+ Aa A-

Silvi Bardhi, zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit për Tiranën, solli në vëmendje sot rastin dramatik të betonizimit të zonës së Farkës nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe u bëri thirrje qytetarëve se mund ta ndalin "Lali Betonin" me votën e tyre më 14 maj. 

"Në Farkë nuk ndalet betonizimi, edhe pse Erion Veliaj në 2015 deklaronte se zona ishte e mbingarkuar nga ndërtimet, - tregoi pamjet, Bardhi. -  Çfarë ndodhi në 2023-in që Farka është kthyer në një kantier ku betoni lulëzon më shpejt se fidanët që Veliaj thotë se ka mbjellë?!

Ndërsa promovon Liqenin e Farkës si një sukses të punës së tij 8-vjeçare si kryebashkiak, Veliaj po betonizon çdo hapësirë të gjelbër të qytetit!  Më 14 maj, me votën tuaj, duhet të ndaloni "Lali Betonin" dhe të shpëtoni Tiranën!" nënvizoi zëdhënësja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco