Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Luçiano Boçi në Gjinar, te banorët e gënjyer nga Rama dhe Llatja me projektin e '100 fshatrave'

Luçiano Boçi në Gjinar, te banorët e gënjyer nga Rama dhe Llatja me projektin e '100 fshatrave'

12:05, 14/04/2023
A+ Aa A-

Luçiano Boçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, ka shkuar sot në fshatin e bukur të Gjinarit, tek banorët e mashtruar nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Llatja se do të ishin pjesë e projektit "100 fshatrat".

Boçi njoftoi se kishte shkuar në Gjinar, te fshati "me njerëz punëtorë që duan ndryshimin".

"Është padyshim një nga zonat më të bukura të Elbasanit. Gjinari është një perlë e natyrës. Turizmi mbetet një mundësi e pashfrytëzuar prej vitesh në një vend ku natura i ka bërë një dhuratë të paçmuar gjithë qytetit. Qeveria dhe bashkia i gënjeu me projektin e "100 fshatrave"! Sot të gjithë janë gati të hapin një kapitull të ri. Sot të gjithë duan ndryshimin!" ka theksuar Boçi.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco