Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Genc Gjokutaj në garë për anëtar në Këshillit Bashkiak: I kam shumë borxhe Tiranës

Genc Gjokutaj në garë për anëtar në Këshillit Bashkiak: I kam shumë borxhe Tiranës

10:22, 13/04/2023
A+ Aa A-

Avokati i njohur Genci Gjokutaj ka vendosur që të kandidojë si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, si përfaqësues i Partisë së Lirisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjokutaj përmes një mesazhi në ‘Facebook’. Ai theksoi se ka vendosur që t’i shërbejë Tiranës, të cilës theksoi se i ka shumë borxhe.

MESAZHI I GJOKUTAJT

Të dashur Miq të fb dhe më tej!

Kam vendosur që në emër të Partisë së Lirisë të kandidoj si Anëtar i Këshillit Bashkiak në Tiranë! Kjo për një arsye të thjeshtë! Sepse dua t’i shërbej Tiranës qytetit tim të lindjes të cilës i kam shumë borxhe! Në këtë kuadër dua të di mendimin Tuaj në lidhje me këtë vendim! Por edhe si votues! Do ti mirëpres edhe mendimet kundër vendimit tim dhe arsyet! Ju lutem të kurseni shume pak nga koha Juaj dhe të prononcoheni sipas opinionit! Mendimi Juaj është shumë i vlefshëm dhe i rendësishem për mua!

Me respekt Av. Genci GJOKUTAJ

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco