Eksplozivi ndaj kreut të PD/ Noka: Terrorizëm politik i pushtetit ndaj opozitës, Rama është përgjegjësi!

Eksplozivi ndaj kreut të PD/ Noka: Terrorizëm politik i pushtetit ndaj opozitës, Rama është përgjegjësi!

13:11, 12/04/2023
A+ Aa A-

Një grup deputetësh të PD kanë vizituar sot familjen e Benard Ndrecës në Vaun e Dejës, të kryetarit të PD të cilit iu vendos eksploziv në makinë. Deputeti Flamur Noka e cilësoi ngjarjen si terrorizëm politik të pushtetit, tentativë mafioze për të likuiduar kryetarin e degës së PD dhe e konsideroi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës.

Noka tha se kishin ardhur të shprehin mbështetjen “e deputetëve të PD, të opozitës, për aktin terrorist që u realizua kundrejt djalit të kësaj familje.Është terrorizëm politik, terrorizëm politik i shtetit, i pushtetit ndaj opozitës.  

Benard Ndreca është kryetari i opozitës, kryetari i PD për Vaun e Dejës, - tha ai. - Familja e Gjon Ndrecës njihet në zonë si një nga familjet më të shkëlqyera që nuk ka pasur kurrë asnjë problematikë.E gjitha është politike.

Tentativa për të likuiduar kryetarin e PD-së na kujton skenat e mafies në Siçilinë e viteve ’60-‘70. Ky është shteti i Edi Ramës.

Ne kemi pritur 24 orë që Edi Rama të reagonte, qeveria të reagonte. Në fakt, ju e ndoqët që pas aktit terrorist politik që u realizua ndaj Benard Ndrecës, Edi Rama nuk belbëzoi as edhe një fjalë. Kjo tregon se ai është përgjegjësi.Ka vetëm një përgjegjës: Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij, i familjes, Çuçi. Asnjë përgjegjës, tjetër, jo, nuk ka për atentatin politik ndaj kryetarit të opozitës.

I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare: duhet të reagojnë! Shqipëria është në kthetrat e krimit. Nuk ishte imagjinuar kurrë që të ndodhte kjo gjë në një vend demokratik. Shqipëria është në kthetrat e një regjimi kriminal që drejtohet nga Edi Rama. Në Vaun e Dejës, mafia e Edi Ramës i ka shtrirë rrënjët thellë. Sigurisht është në panik, sepse humbjen e ka të sigurt, sepse qytetarët e Vaut të Dejës, të Bushatit dhe të zonave përreth e refuzojnë dhe do ta refuzojnë, por nuk i ka ngelur rrugë tjetër që të veprojë përveçse të sillte si mafia. Përgjegjësi bie vetëm mbi Edi Ramën dhe mbi Çuçin e askënd tjetër. Këtu ka një komisariat policie që thjesht është një falangë e krimit dhe asgjë tjetër.

Këtu ka një komisariat që i terrorizon qytetarët dhe pastaj i shoqëron në komisariat dhe ia nxjerr në telefon, kryetarin e Partisë Socialiste; këtu është kthyer në një çiflig krimi ndaj ky është produkti sot. Edhe njëherë Edi Ramë si themi: larg duart ti dhe falangat e krimit nga opozita nga fushata. Fushata nuk mund të niste më keq sesa ka nisur. Askush në asnjë qeveri nuk ka ndodhur kjo, është vetëm në qeverinë e krimit, në regjimin e krimit të Edi Ramës.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco