VIDEO/ Pas takimit me Escobar, Meta: Të gjithë në stadium në hapjen e fushatës

12:06, 12/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, priti sot në një takim në selinë e partisë, të Dërguarin e Posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe ambasadoren e SHBA, znj. Yuri Kim, me të cilët diskutoi për afro 40 minuta.

Në përfundim të takimit, Meta nuk dha hollësi, por njoftoi se  PL do të bënte një deklaratë zyrtare për çfarë u bisedua me diplomatët  e lartë amerikanë dhe i ftoi gazetarët të ishin të pranishëm në hapjen e fushatës zyrtare të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në stadium, më 15 prill në Tiranë.

“Ju falenderoj për vemëndjen. Do të kemi komunikatë zyrtare nga Partia e Lirisë. Ju ftoj të gjithëve në stadium, të gjithë atje, - bëri thirrje Meta. -  Përsa i përket takimit do të bëjmë deklaratë zyrtare”, shtoi ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco