KAFE SHQETO/ Të jetosh në një qytet ku transporti është falas, Tirana së shpejti si Luxembourg-u

10:55, 12/04/2023
A+ Aa A-

Marsela Bashllari, ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ku ka diskutuar vendimin e qeverisë së Luxembourg-ut për transport falas në të gjithë vendin.

Duke qenë se prej thuajse dy vitesh ajo jeton atje, ku ushtron profesionin e mësueses dhe përkthyeses, Marsela ka treguar se leja e qëndrimit përmes një kontrate pune e përfshin edhe marrjen e këtij shërbim nga qeveria e Luxembourg-ut.

Megjithatë, edhe pse qytetarëve të Luxembourg-ut  u është siguruar transporti falas, a është garantuar ai shërbim për tu ofruar si duhet?

Ndiqni bisedën më poshtë:

Ola: Prej sa vitesh jetoni në Luxembourg dhe cili ka qenë reagimi i qytetarëve pas marrjes së këtij vendimi nga qeveria e tyre?

Marsela Bashllari: "Unë jetoj prej pothuajse dy viteve në Luxembourg, normalisht jam në kontratë dhe marrëdhënie pune dhe e përdor edhe vetë autobusin, pra mjetin e transportit publik.

Pas vendimit për tu bërë falas transportit publik, shumica e njerëzve përdorin transportin publik dhe shmangin marrjen e makinave të tyre".

Ola: Qytetarët e Luxembourg-ut si e pritën fillimisht dhe a kishte kundërshtim edhe nga pala tjetër për këtë vendim?

Marsela Bashllari: "Sigurisht që diskutohet çdo gjë pasi të merret një vendim. Atëherë nuk besoj se ka kontradikta të shumta.

Është për të mirën e popullsisë, dhe njerëzit e kanë pranuar dhe vazhdimisht dita-ditës e përdorin më shumë transportin publik, pasi i ndihmon për të mos u bllokuar më në trafikun e përditshëm që bëhet nga rutina, plus që mbrojnë edhe ambientin".

Flavio: Cila është situata në këto autobusë falas? Deri tani edhe Tirana ndaj këtij premtimi duket të jetë e njëtë me atë të Luxembourg-ut , por politika duket se po reagon çuditshëm?

Marsela Bashllari: "E keqja jonë nuk vjen kur bëhen gjërat falas, e keqja jonë vjen kur nuk zbatohen rregullat dhe nuk ka siguri, nuk ka rrugë, nuk është rruga e duhur për të ecur biçikleta, treni apo autobusi.

Mesa shoh edhe këtu kjo është problematika jonë, okei u bë falas nuk është gjë e keqe të bëhet falas, por duhet të plotësohen disa standarde të tjera për tu aprovuar një autobus falas, ti mund ta kesh autobusin falas por nuk ofron asnjë shërbim të saktë, as një shërbim korrekt në orar apo ambientin e jashtëm, atëherë nuk kam përse ta kem falas".

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco