Zhupa: Nuk duhet të ketë Gjinushër të tjerë që e zgjedhin Akademinë e Shkencave për pensionim luksi

Zhupa: Nuk duhet të ketë Gjinushër të tjerë që e zgjedhin Akademinë e Shkencave për pensionim luksi

08:32, 12/04/2023
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka vendosur mos ta kalojë për shqyrtim kërkesën e 28 deputetëve të opozitës, për antikushtetueshmërinë e drejtimit të Akademisë së Shkencave, duke ngritur arsye proceduriale.

Deputetja Ina Zhupa e ftuar në "Ora e Betit" ai thotë se Gjinushi nuk është dekretuar nga presidenti Meta.

Zhupa: Skënder Gjinushi nuk është dekretuar nga presidenti Meta, jo sepse e kishte inat apo nuk e kishte qejf por sepse e kishte shkelur ligjin. Nuk ishte anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave sepse ishte kryetari i një partie politike dhe sipas ligjit të Akademisë që të zgjidhesh kryetar duhet të jesh anëtar i përhershëm. Edhe kur u zgjidh kryetar prapë në gjykatë siç e ka e marrë vërtetimin presidenti i atëkohshëm Ilir Meta, rezultonte kryetar i një partie. Kryetar partie edhe kur kandidonte, edhe kur u zgjodh dhe disa muaj pas kur u çregjistrua në gjykatë.

Zhupa thotë se shqetësimi i saj nuk është mandati i Gjinushit si person, por që të mos ketë Gjinushër të tjerë që e zgjedhin Akademinë e Shkencave për pensionim luksi.

Zhupa: Gjykata Kushtetuese po mundohet këto kohë të gjejë kleçka proceduriale për të mos u hyrë çështjeve në themel sepse fitojnë deputetët e opozitës dhe interesi publik. Thonë që nuk jeni palë të interesuara dhe nëse jeni pse nuk e sollët në 2019? Në 2019 nuk kishim Gjykatë Kushtetuese dhe së dyti ne nuk mbajmë përgjegjësi për legjislaturat e kaluara. Akademia e Shkencave është një institucion kombëtar. Ligjin e Akademisë së Shkencave në shkelje të Kushtetutës e ka bërë Kuvendi dhe e ka votuar Kuvendi dhe ne jemi palë. Se kam shqetësimin te mandati i Gjinushit si person, uroj ta mbyllë me kaq por shqetësimi është të mos ketë Gjinushër të tjerë që e zgjedhin Akademinë e Shkencave për pensionim luksi. Të mbyllë karrierën e tij politike, të pensionohet duke vegjetuar në Akademinë e Shkencave një personazh që nuk ka një botim shkencor të tij të botuar në vend apo jashtë tij dhe është kryetar i Akademisë. Bën gjithçka për të marrë në mënyrë ekstraligjore, për të porositur një ligj me porosi që të japë vetes një mandat të dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco