Fushata e Këlliçit/ Bumçi: Në shumë lagje të Tiranës nuk ka shkolla e kopshte

Fushata e Këlliçit/ Bumçi: Në shumë lagje të Tiranës nuk ka shkolla e kopshte

08:31, 12/04/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi tha në emisionin Noë në Euroneës Albania se sot fushatën e Tiranës e drejton opozita me temat e saj.

Sipas tij, kandidati i opozitës Belind Këlliçi arriti të thyente censurën dhe të tregonte se lagje të tëra të Tiranës me mijëra banorë nuk ka shkolla dhe kopshte.

“Në Tiranë garon Këlliçi. Sot fushatën e Tiranës e drejton opozita me temat e saj, urbani falas, me gjithë drejtimin e mediave që ka qeveria. Axhendën e ka vendosur Këlliçi, për herë të parë u thye censura dhe doli që 70 mijë banorë në Astir ishin pa kopsht, pa shkollë, pa çerdhe, njësoj edhe tek Liqeni i Thatë. Ku i ka çuar 41 mln euro që na i mori të gjithëve. në Tiranë po e drejton Këlliçi debatin jo qeveria”, tha Bumçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco