Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Komisioneri 'shpëton' Kryeministrin, Celibashi: Rama nuk e ka shkelur Kodin Zgjedhor

14:12, 10/04/2023
A+ Aa A-

Komisioneri Ilirjan Celibashi  deklaroi se kryeministri nuk e ka shkelur Kodin Zgjedhor me dhënien e shpërblimeve dhe rritjen e pagave gjatë fushatës, megjithëse vetë Rama e pranoi shkeljen e Kodit. Gjatë konferencës me gazetarët, Celibashi  u shpreh se ndalimet në Kod vlejnë vetëm për zgjedhjet e përgjithshme politike dhe jo ato vendore. 

Nga SYRI TV

Edhe pse njoftoi  vet në muajin janar se  katër muaj para fushatës nuk lejohen investime apo  shpërblime të  paparashikuara në buxhet, sot Komisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Kryeministri nuk e ka shkelur Kodin Zgjedhor, duke dhënë shpërblime për pensionistët dhe duke rritur pagat  në muajin e  fushatës zgjedhore, edhe pse shkelja e Kodit u pranua nga vet Kryeministri. 

Por ndërkohë që Rama e pranon shkeljen, Komisioneri Celibashi i doli në mbrojtje Kryeministrit duke thënë se ndalimet në Kod, vlejnë vetëm për zgjedhjet e përgjithshme dhe jo për ato vendore.

Komsioneri i zgjedhjeve nuk dha një përgjigje për vendimin e Partisë Socialiste për të devijuar një pjesë të buxhetit të parashikuar për fushatë zgjedhore, në mbjelljen e pemëve.

Të mërkurën, KQZ  do të  shqyrtojë kërkesat ankimore, lidhur me dy kryebashkiakë  dhe kandidatë për këshillin bashkiak, ndërsa më pas  pritet të hidhet shorti për radhitjen e kandidatëve në fletët e votimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco