Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Meta, me besim të plotë se Këlliçi do t’i integrojë të gjitha komunitetet në Tiranë

Meta, me besim të plotë se Këlliçi do t’i integrojë të gjitha komunitetet në Tiranë

13:17, 10/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PL, Ilir Meta, ka shprehur bindjen e plotë se kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, do t’i harmonizojë traditat dhe do t’i integrojë të gjitha komunitetet në Tiranë në misionin e tij si kryebashkiaku i ardhshëm i kryeqytetit.

Meta mori pjesë në takimin e organizuar nga znj.Silva Caka me komunitetin e Skraparit në Tiranë, takim në mbështetje të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe të kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës,.Belind Këlliçit.

“Tirana është më e fortë dhe më e begatë, - shkroi Meta në Fb, -  jo vetëm falë resurseve, traditave dhe komunitetit jashtëzakonisht mikpritës tiranas, por edhe falë integrimit të komuniteteve të tjera nga i gjithë vendi, që me punën dhe identitetin që sjellin e pasurojnë kryeqytetin në vlera dhe kontribute.

Jam i bindur që kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës z.Belind Këlliçi, më mirë se askush tjetër, do të harmonizojë dhe maksimizojë ruajtjen e traditave të shkëlqyera të komunitetit autokton tiranas me integrimin e gjithë komuniteteve nga e gjithë Shqipëria.

Kënaqësi që mes nesh të ishte edhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Skraparit, z.Euglen Mustafallari, një përfaqësues i shkëlqyer i vlerave më të mira të Skraparit. Bashkë fitojmë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco