Thirrja/ Berisha: SHBA të hetojë aferat dhe pronat e Yuri Kim në Shqipëri

Thirrja/ Berisha: SHBA të hetojë aferat dhe pronat e Yuri Kim në Shqipëri

12:33, 10/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përsëriti sërish thirrjen ndaj zyrtarëve të lartë të SHBA, që të hetojnë ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Unë kam respekt të madh për zotin Menendez, udhëheqës i Komisionit për Politikën e Jashtme të Senatit të SHBA.

Ambasadorja, të cilën unë e quaj guvernatore, ka tejkaluar çdo lloj limiti të mandatit të saj, të normave, të respektit, të sovranitetit të një vendi.

Për shkak të mashtrimeve që ajo i ka bërë qeverisë së saj, ajo ka ndërmarrë akte të dënueshme ndaj drejtësisë shqiptare.

Mjafton të kujtoj këtu se prokurorët që ajo ka kapur vazhdimisht me kërkesën staliniste se pse nuk e arrestoni Sali Berishën.

Disa prej tyre do kishin dashur t’ia plotësonin atë dëshirë, por kanë marrë përgjigje se nuk rezulton asnjë fakt, asnjë dokument.

Por ky është vetëm një aspekt i saj.

Aspekt tjetër shumë i rëndë është qëndrimi në aferën McGonigal. Ajo është kokë e këmbë e përzier dhe një kopje me fustan e McGonigal në kuptimin e korrupsionit nga kjo qeveri për të luftuar opozitën në mënyrën më të paprinciptë.

Unë kam zgjedhur të mbroj interesat e publikut shqiptar duke e denoncuar atë në çdo rast. I kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA, FBI, të hetojë aferat korruptive, përfshirë pronat e saj në Shqipëri.

I garantoj se PD është e gatshme të ndihmojë në transparencën e këtij hetimi,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco