Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

'Shqipëria, i vetmi vend në botë me Kryeministër që blen vazon e drurit 4 milionë euro!'

'Shqipëria, i vetmi vend në botë me Kryeministër që blen vazon e drurit 4 milionë euro!'

07:47, 10/04/2023
A+ Aa A-

Fjala e plotë e Kryetarit të PD, Sali Berisha, në prezantimin e kandidatit Luçiano Boçi për bashkinë e Elbasanit.

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Elbasanit të pranishëm në këtë takim madhështor. Vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj!

Një mirënjohje të pakufijshme ndaj jush. Mirënjohje të pakufijshme ndaj qytetarëve të Elbasanit kudo që ndodhen sot në këtë rreth, qark, në Shqipëri, në emigracion, në diasporë.

Rroftë Elbasani! Rroftë Shqipëria!

I nderuar z.Ilir Meta, kryetar i PL. I nderuar z.Flamur Noka, Sekretar ai Përgjithshëm i PD, drejtues politik i fushatës në Elbasan. I nderuar z.Luçiano Boçi, kryetari ynë i ardhshëm i Bashkisë Elbasan. I dashur z.Bledi Himçi, kryetar i PD, dega Elbasan. I dashur z.Haxhinasto, drejtues politik së PL Elbasan. I dashur z.Aurel Bylykbashi, drejtues i fushatës në qytetin e Elbasanit.

Të dashur miq, ish-deputetë, deputetë. Të dashur kandidatë për kryetar bashkie të Librazhdit, Z. Shefki Çota, Peqinit z.Mustafa Pashja, të Belshit z.Bedri Qypi, Përrenjasit znj. Suzana Topi, Cërrikut z.Servet Duzha, Gramshit z.Rasim Çekrezi.

Të dashur qytetare e qytetarë, vëllezër e motra të pranishëm në këtë takim.

Entuziazmi, prania juaj këtu është mesazhi më i fuqishëm që Elbasani i përcjell sot, jo vetëm qytetarëve të këtij rrethi, por mbarë shqiptarëve në Shqipëri e kudo që janë.

Ky është mesazhi i ndryshimit të madh. Është mesazhi i pranverës së re të demokracisë. Është mesazhi i fitores të pluralizmit politik në Elbasan dhe në Sqhipëri. Është mesazhi i fitores së Luçiano Boçit si qytetar i parë i Elbasanit.

Më 14 maj në Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë përballet monizmi me idealet e lirisë. Përballet monizmi me idealet e pluralizmit. Përballet monizmi me dëshpërimin dhe zhgënjimin që mbjell, me shpresën dhe besimin te Elbasani dhe Shqipëria, zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë, e idealeve tona. Janë zgjedhje për fatin e Elbasanit, për fatin e Shqipërisë. Kam besim të plotë se Elbasani do të jetë në krye të fitores, në krye të përpjekjes shqiptare për mposhtjen e monizmit, për triumfin e pluralizmit.

Elbasanase dhe elbasanas kurrë mos harroni, se në momentet kritike të kombit ju keni ndarë më mirë, më drejtë se gjithë të tjerët. Mendja juaj, virtytet tuaja, arsimimi, atdhedashuria bën që Elbasani të jetë qyteti i dritës për mbarë kombin shqiptar.

Elbasani në shekuj, në dekada rrezatoi në të katërta anët e Shqipërisë. Dije, ka dhe atdhedashuri po kaq sa dije. Është ky qyteti  në të cilin u pregatitën mijëra e mijëra misionarë të dijes që ndriçuan mendjen e shqiptarëve me dijen, por ndriçuan edhe mendjen e shqiptarëve me shqiptarizëm, me atdhedashuri, me dashur për Elbasanin dhe Shqipërinë. Është ky qyteti që rrezatoi në të katërta anët e dheut dije dhe demokraci.

Demokracia dhe arsimi, demokracia dhe dija janë një dhe të pandarë. Është ky qyteti që do të konservonte në shekuj dhe mijëvjeçarë të folurën më të bukur shqiptare të cilën komisia e gjuhës do ta zgjidhte si gjuhën zyrtare të shqiptarëve. Është ky qyteti që hodhi themelet e islamit shqiptar si doktrinë e shqiptarisë. Elbasani dhe kombi, shpirti i tij janë një dhe të pandarë. Shqipëria pret nga Elbasani më 14 maj që të votohen idealet e lirisë, pluralizmi, dhe Luçiano Boçi.

Miqtë e mi!

Shumë herë jemi takuar në këtë stadium. Shumë herë kam paraqitur këtu kandidatë për deputetë. Shumë herë kam paraqitur këtu kandidatë për kryetar bashkie, por kurrë ndonjëherë nuk jam ngjitur në këtë platformë më krenar se sot, sepse unë paraqes sot këtu kandidat për qytetar të parë të Elbasanit, një nga bijtë tuaj më të shquar. Me kryetarin e PD, drejtues të sprovuar të grupit parlamentar, profesorin e shquar të universitetit, por mbi të gjitha, paraqes Luçiano Boçin, kandidatin tuaj. Paraqes kandidatin që ju e votuat, që ju e besuat.

Të dashur qytetar dhe qytetare, më 14 maj ne çelim kohën e vendosjes në piedestal të përfaqësimit tuaj, të dinjitetit tuaj. Liria në thelb nuk ka asgjë më shumë së dinjitetin e një njeriu. Kjo është liria e individit. Me Luçiano Boçin, me të gjithë kandidatët e Primareve, ne hapim kapitullin e përfaqësimit politik dinjitoz të qytetarëve. Ne zotohemi se ju jeni dhe do të mbeteni të parët për Luçiano Boçin, të kandidatit të Primareve në mbarë Shqipërinë.

Ata që studiuan në Elbasan dhe përhapën në të katërta anët dhe viset e kombit dritën e dijes dhe shpirtin e atdhetarisë. Në qoftë se do të ringjalleshin dhe do të mendonin një moment për Elbasanin e sotëm, do të ishin njerëzit më të zhgënjyer. Do të shihnin tek ne qënie, do t’iu dukeshim të përçudnuar. Do pyesinin: ç’ka ndodhur me qytetarët e këtij qyteti të bekuar? Ç’ka ndodhur me shqiptarët? Si ka mundësi që në djepin e arsmit, vitin e kaluar të preferojnë të vijnë vetëm dy të rinj shqiptarë. Kush e tjetërsoi arsimin në këtë mënyrë për shqiptarët? Cili është ai armik? Cili është i pushtues, që iu bëri këtë gjë shqitarëve me arsimin e tyre. Përgjigja është një dhe vetëm një: Është Edi Rama! Është Edi Rama dhe regjimi i tij!

Ne jemi forca konservatore, a kemi ne përgjegjësi për traditën? A kemi ne përgjegjësi para atyre që u flijuan, sakrifikuan, bënë gjithçka? A kemi ne përgjegjësi para të rinjve tanë? Si ka mundësi të ecim të ecim të përgjumur, duke parë Shqipërinë që shpërbëhet çdo ditë? Duke parë çdo ditë shqiptarët që largohen nga Elbasani dhe Shqipëria?!

Një thirrje e thellë buron nga shpirti dhe zemra e çdo shqiptari: Të zgjohemi! T’i dalim Zot Shqipërisë! Të zgjohemi, të votojmë, të firmosi fitoren e Luçiano Boçit në Elbasan. Fitoren e kandidatëve tanë kudo. Po pse Elbasani, pse Shqipëria nga qyteti i bekuar, nga atdhe i bekuar u shndërrua në 8 vite në një kohë kaq të shkurtër në qytet dhe dhe të mallkuar, në të cilin qytetarët nuk besojnë se mund të ndërtohet  jeta. Qytetarët nuk besojnë se mund të ndërtohet e ardhmja.

Çfarë ndodhi? Nga viti 2007 në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Elbasan dhe në Shqipëri rritej çdo vit, kurse në këto 8-9 vite 937 mijë shqiptarë janë larguar, 1/3 e qytetarëve të këtij qyteti janë larguar nga Elbasani. 1/3 e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria. Nuk ka kushtrim më të madh, nuk ka apel më të thellë për të gjithë ata të cilët kanë në shpirtin e tyre një grimë dashurie për Elbasanin dhe Shqipërinë.

Të votojmë ndryshimin më 14 maj, se Shqipëria, Elbasani është tokë dhe qytet i bekuar.

Të dashur miq!

Është në detyrimin tonë, të secilit prej nesh të shtrojmë pyetjen. Çfarë ndodhi në 8 vite? Pse kjo braktisje masive nga shqiptarët e Shqipërisë? Në shumë aspekte mund të analizojmë, por monizmi është sistemi i shtypjes, i mohimit të vlerave. Është sistemi i asfiksisë së shoqërisë. Pluralizmi politik ka faktuar në të gjitha kohërat, është sistemi i mundësive, zhvillimit, begatimit të shoqërive.

Monizmi i cilitdo natyre qoftë, ideologjik, marksist, leninist, teokratik, apo mobokratik, ky i fundit, i bazuar në bandat, vjedhjet, drogën. Zhvilim nuk kanë. Ndalojnë kohën, janë të pamëshirë.

Mendoni për një moment Elbasanin. Çfarë zhvillimesh ka patur në 9 vite kjo krahinë? Ka patur një rrangall në Papër, që herë punon dhe herë nuk punon. I shkundur, teknologji e viteve 1970, me hirin e tij toksik helmon qytetin, në një kohë kur ju të gjithë keni paguar taksa dhe shumë më të larta se më parë. Në një kohë kur qytetarët e Elbasanit kanë paguar taksa dy deri në pesë herë më të larta se më parë. Në një kohë kur fermerët e Elbasanit kanë falimentuar njëri pas tjetrit, sepse nuk kanë asnjë përkrahje nga qeveria. Në një kohë kur universiteti mezi mbahet, arsimi është shtetëzuar bëhet pronë e PS.

Atëherë, çfarë ndodh? Ky monizëm duhet të pësojë fatin e të parit. Ndaj dhe këto janë zgjedhjet e jetës tonë, nga 1992 e deri më sot, më të rëndësishme. Ju jeni misionarë të përmbysjes së monizmit dhe rivendosjes së pluralizmit.

Miqtë e mi!

Pse ikin shqiptarët? Themelore, shkaku më kryesor i ikjes së tyre është varfëria e frikshme, varfëria në rritje. Në 2008, ne kombi më i varfër i planetit që ishim në 1992, gjithesëj me 4 dollarë për frymë, dhe Sali Berisha që flet sot para jush president, kishte një rrogë 16 dollarë. Në 2008 u ngjitëm, me lumenj të djersës suaj, me reforma, me përpjekje. U vendosëm në familjen e OKB me të ardhura të mesme të larta.

Në 2012, shqiptarët i shin qytetarët më të paguar të Ballkanit, Në 2005-2013 u ndërtuan 11 km rrugë, mijëra shkolla, qendra shëndetësore dhe punëra të tjera publike u kryen. Kjo, jo se kishte para më shumë se këto 8 vite, përkundrazi. Paratë ishin më pak, sepse ne borxh morëm gjithsej rreth 4% të prodhimit të brendshëm, kurse Edi Rama në këto 8 vite, ka rritur borxhin me 43%. Ka marrë 5 milirdë euro borxh. Edi Rama në këto 8 vite, ka vjedhur qytetarët sa asnjë kryeministër në Europë dhe në botë.

Sot ai, këto ditë për të fshehur fytyrën e hajdutit të shëmtuar ka vendosur maskën e bamirësit, dhe iu thotë pensionistëve: ja ku keni një pesë mijë leksh. U thotë infermierëve dhe policëve, se aq e kaq do rrisë rrogën. Tani do t’iu them unë pensionistëve dhe rrogëtarëve, se vetëm me bordet komuniste. Me çmimet që rriti me bordet e naftës, të ushqimeve, sipas ekonomisë ai ka grabitur 430 mijë lekë çdo qytetari. Një rrogë. Pra, njeriu që premtoi rrogën e 13-të, mori edhe rrogën e 12-të, ua vodhi qytetarëve.

Tani, dua t’i them këtu. Ligji elektoral është ligj elektoral. Ti vërtetë ke vendosur maskën e bamirësit, por të garantoj se më datë 15 maj do të të çjerrim çdo maskë dhe do të të nxjerrim para shqiptarëve fytyrën e shëmtuar që ke.

Një hajdut që nuk njeh ligj. S’ke moral, s’ke standart. Ka ligje elektorale, ka norma elektorale në çdo vend dhe në çdo komb që ti i shkelmon dhe mendon se do t’i kalosh ato me maskën e bamirësisë.

Mbaje mend këtë fjalë, ja ku jemi: Më 15 maj maskën do të ta çjerrim!

Qytetarë dhe qytetarë të Elbasanit. Kjo varfëri në rritje ka një shkak dhe vetëm një: vjedhjet që bën! Shqipëria është i vetmi vend në botë që ndërton një kilometër rrugë në fushë 24 milionë euro, në një kohë kur në Gjermani ndërtohen me 2 deri në 3 milionë euro. Shqipëria është i vetmi vend në botë që ndërton Shkollën me 6 milionë euro, në një kohë kur në Paris dhe në Berlin ndërtohen me 700 mijë euro.

Shqipëria është i vetmi vend në botë me një kryeministër që blen vazon e drurit 4 milionë euro. Që shpenzon 22 milionë euro me avion. Një kryeministër që nuk ka shpirt, s’ka ndjenja njerëzore për qytetarët e tij. Një kryeministër dhe një qeveri shikon te qytetari viktimën që e ka vjedhur, dhe e urren atë. Edhe ne, në 14 maj do t’i presim atij biletën që meriton.

Duke përfunduar, ju bëj thirrje. Këto ditë që kemi përpara, si misionarë të vërtetë të çojmë në çdo familje të Elbasanit, te çdo qytetar programin e Luçiano Boçit. Programin e nryshimit të thellë të Elbasanit. Programin e interesave qytetare. Programin e zhvillimit të këtij qyteti të bekuar. Programin e respektimit të dinjitetit të qytetarëve dhe rikthimit të elbasanasve. Programin e rikthimit të shpresës dhe besimit te Elbasani. Programin e rikthimit të pluralizmit politik në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë.

Rroftë Elbasani! Rroftë Shqipëria! Gëzuar Pashkët besimtarëve katolikë në Elbasan dhe kudo që janë. Një urim të përzemërt për besimtarët myslimanë për agjërimin e tyre.

Rroftë Elbasani! Rroftë Shqipëria!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco