VIDEO/ Salianji: Familjarë të qeveritarëve janë përfaqësues ligjorë të kompanive në arbitrazh

VIDEO/ Salianji: Familjarë të qeveritarëve janë përfaqësues ligjorë të kompanive në arbitrazh

22:51, 06/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji bëri një deklaratë të fortë në "Çim Peka Live" lidhur me humbjen e radhës që pësoi Shqipëria në arbitrazh me biznesmenin italian, Francesco Becchetti të cilit duhet t'i paguajë 110 mln euro dëmshpërblim. 

Salianji ngriti dyshime se gjyqet e Shqipërisë po humben me marrëveshje mes segmenteve të qeverisë dhe kompanive në proces. 

Ai tha gjithashtu se familjarë të qeveritarëve janë përfaqësues ligjorë të kompanive në arbitrazh, kundër Shqipërisë. 

"A është humbur gjyqi për faj të paligjshmërisë së qeverisë? Këtu duhet të kemi hetim penal. A është humbur gjyqi me marrëveshje me ndonjë segment të qeverisë për t'i ndarë ato 110 mln euro? Ka dalë në publik që familjarët e qeveritarëve të sotëm janë përfaqësues ligjorë të kompanive në arbitrazh. Ka humbur shumë Shqipëria në arbitrazh. A ka një këtu një mënyrë për të përfituar miliona euro? Këto janë pyetjet që qëndrojnë sot", u shpreh Salianji. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco