Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

VIDEO-SYRI TV/ PS kërkoi përjashtimin, reagon Rezart Tusha: I ka kapur paniku nga humbja në 14 maj

17:18, 06/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Shijak, Rezeart Tusha, i është përgjigjur pretendimeve të Partisë Socialiste se ka fshehur dënimin në Zvicër. Tusha i cilësoi politike sulmet e bëra nga mazhoranca socialiste, ndërsa solli në vëmendje dokumentet që tregojnë kandidimin e tij në 25 prill të vitit 2021. Rezart Tusha theksoi se Partia Socialiste është nw panik për shkak të humbjes që e pret në 14 maj në Bashkinë e Shijakut.

Nga SYRI TV

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Shijakut, Rezeart Tusha ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Socialiste se ka fshehur dënimin në Zvicër. Nga selia blu, Tusha I ka cilësuar politike sulmet e bëra nga mediat dhe përfaqësuesit e qeverisë, si dhe ka theksuar se këto vijnë për shkak humbjes që e pret në 14 maj kandidatin e socialistëve në këtë bashki.

Tusha ka shpjeguar me dokumente ndalimin në Zvicër, për të cilin Prokuroria e Përgjithshme ka lejuar kandidimin e tij për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ i bëri thirrje banorëve të Shijakut që të mos intimidohen  nga Partia Socialiste dhe iu garantoi se do e mbrojë votën e tyre në 14 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco