Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Meta prezanton Pashk Gjonin në Lezhë: Rilindja me kandidatë të dënuar. Modeli ynë, transparenca!

17:53, 04/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte sot në Lezhë ku prezantoi kandidatin për kryebashkiak të koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Pashk Gjoni.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se me Gjonin ata do të synojnë në uljen e taksave me një model transparence dhe shërbimi pvr qytetarin.

"Unë jam i bindur se me dr. Pashk Gjonin dhe fitoren e koalicionet "Bashkë Fitojmë" ne do të kemi mundësi të instalojmë një model afatgjatë të transparencës, të llogaridhënies, shërbimit me përkushtim ndaj qytetarëve. Dr. Pashku është një garant për vlerat e mira njerëzore dhe personalitetin e tij se do të jetë gjithëpërfshirës siç duhet të jetë një kryetar bashkie," tha ai.

Ndërkohë Meta nuk i kurseu as akuzat për qeverinë, ku përmendi kryebashkiakë të dënuar më parë apo për vjedhje të parave publike që shkojnë në kompani ku nuk u dihet pronari.

"Siç e dini dhe ky i Kuçovës që doli tani i fundit nuk e mbante mend se ishte i dënuar nga Gjykata. Kudo ku vënë dorën ata e kanë këtë problem se e tillë është filozofia e tyre. Ata nuk zgjedhin njerëz për mendimet që kanë, për filozofinë që kanë. Ata zgjedhin shërbëtorë të verbër që të firmosin fët e fët. Siç firmos fët e fët Edi Rama që ka 300 e ca mln euro për atë incineratrin që nuk ekziston e që shkon tek ajo kompania off-shore me pronar të panjohur në Holandë ashtu të shkojnë kudo paratë e qytetarëve. Modeli ynë është i uljes së taksave jo i uljes së taksave në mënyrë arbitrare. Qytetari nuk mund të paguajë taksa për shërbime që nuk i merr kurrë," tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco