Malltezi: 5 elementët e veprës penale me të cilat duhej të ishte përballur Erion Veliaj

19:12, 03/04/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar dhe drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV në lidhje me skandalin e inceneratorëve, është shprehur se se janë të paktën 5 elementë të veprës penale me të cilat Erion Veliaj duhej të ishte përballur.

Debati i sotëm erdhi pas intervistës së dhënë nga biznesmeni italian Gabriele Tarroni Longinotti në lidhje me skandalin e inceneratorëve, dhe padisë që Erion Velaij ka ngritur ndaj SYRI TV dhe gazetarit Bledian Koka.

 ‘Po të ishte SPAK institucioni që duhej të ishte, Erion Veliaj do të dridhej, do të duhej të kishte djersë të ftohta sot’, tha Malltezi gjatë debatit në SYRI TV.

‘Erion Veliaj ka lidhje direkte me inceneratorin e Tiranës në të paktën 5 elementë që janë me efekte penale.

E para, Klodian Zotos, Erion Veliaj i ka dhënë monopol. I ka dhënë jo vetëm inceneratorin, por edhe landfillin e Sharrës, atë landfill për të cilin ne taksoheshim 12 euro, Veliaj po na takson me 29 euro për ton. Kjo e dyta.

Së treti, i ka dhënë monopolin e riciklimit. Ato riciklues që Rama dhe Shalsi i qanin me lot krokodili që do na falimentonin, ja ka dhënë monopolin Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Janë me dhjetëra kompani riciklimi që janë zhdukur në Tiranë.

Së katërti i ka dhënë monopolin e inerteve, aq shumë sa që tani nuk lejon më dhe i ka trefishuar çmimet e inerteve monopoli dhe këtu dalim tek ato shifrat e çmendura dhe të gjithë privatët duhet të falen këtu te Klodian Zoton.

Aq i rëndë ishte ai monopol sa Salillari që bënte unazën i çonte mbetjet inerte deri në Skuraj, 50 km më tutje dhe 50 km në kthim, sepse i binte më lirë sa të paguante çmimin monopol të trefishuar të Erion Veliajt.

Dhe së pesti, kush i dha monopolin për dherat, sepse këto nuk janë mbetje. Të gjitha këto monopole i ka dhënë Erion Veliaj dhe kjo është vepër penale e shumëfishtë.

Po të ishte SPAK institucioni që duhej të ishte, Erion Veliaj do të dridhej, do të duhej të kishte djersë të ftohta sot’, theksoi gjatë diskutimit në SYRI TV, Jamarbër Malltezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco