VIDEO/ Dëshmia në SYRI TV, Gjokutaj: Intervista plot me fakte, SPAK duhet ta marrë dëshminë e tij

18:38, 03/04/2023
A+ Aa A-

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, juristi Genc Gjokutaj u shpreh se biznesmeni italian, Gabriele Tarroni Longinotti ka dhënë një dëshmi plot me fakte dhe me vende e data.

Sipas Gjokutaj, SPAK duhet të marrë dëshminë e Longinotti-t si person që ka dijeni për ngjarjen, në këtë rast për hetimin e skandalit të inceneratorëve.

‘Ne kemi një çështje të inceneratorëve të regjistruar në SPAK, një çështje kaq e nxehtë që ka bërë të prononcohet edhe drejtuesi i saj në lidhje me këtë.

Ne e kemi Erion Veliajn kryetar bashkie që është marrë me këtë punë. Gjithashtu ne kemi kreditimin që i bëhet këtyre inceneratorëve.

Tashmë kemi edhe një dëshmitar i cili jep elementë ekzistencë, ai nuk jep një opinion, jep referenca, jep fakte, data, vende.

Sigurisht në bazë të procedurës penale SPAK ka detyrimin ta thërrasë këtë shtetas, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes dhe ti marrë një dëshmi njëherë, se ai ka bërë një prononcim.

Ai ka bërë një detyrim qytetar dhe mendoj se duhet falënderuar për këtë punë’, tha Genc Gjokutaj gjatë debatit në SYRI TV.

Intervista e dhënë nga Gabriele Tarroni Longinotti për Piranjat:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco