SYRI TV/ Këlliçi, takim me fermerët e Baldushkut: Hapim 15 tregje agro-ushqimore moderne

13:31, 03/04/2023
A+ Aa A-

Gjatë takimit që zhvilloi me  fermerët e Baldushkut, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi  prezantoi programin e  tij për zhvillimin e zonave rurale.  Ai premtoi subvencion direkt për fermerin dhe hapjen e 15 tregjeve agro-ushqimore me kushte moderne. Ndërkohë në një tjetër takim me banorët e  Farkës në kryeqytet, Këlliçi foli edhe për mënyrën sesi do të zbatohet zotimi i tij për transport publik falas.

Nga SYRI TV

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me fermerët e zonës, ku prezantoi planin e tij për t’i ardhur në ndihmë  zhvillimit të zonave rurale dhe për të zbutur koston e jetës. Ai premtoi se nëse merr drejtimin e bashkisë së kryeqytetit do të krijojë një skemë financiare për mbështetje direkte ndaj fermerëve. Po ashtu ai deklaroi se pjesë e programit është edhe ndërtimi i 15 tregjeve agro-ushqimore me kushte moderne

Sipas Këlliçit, për realizimin e kësaj skeme, paratë do të gjenden nga buxheti i bashkisë, ndërsa theksoi se kostoja totale shkon rreth 5% të buxhetit.

Ndërkohë, në një tjetër takim me banorët e Farkës, Këlliçi përsëriti angazhimin e tij për transportin publik falas, që sipas tij përveç ulje së kostove do të reduktojnë trafikun dhe ajrin e ndotur.

Banorët e Farkës treguan vështirësitë që po hasin nga bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, duke e vënë theksin tek gjobat nga punonjësit e bashkisë.

Teksa premtoi zgjidhje konkrete, Këlliçi u bëri thirrje banorëve të votojnë ndryshimin më 14 Maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco